LAJMI I FUNDIT:

Discovery u lansua në misionin e saj të fundit

Discovery u lansua në misionin e saj të fundit

Anija kozmike e NASA-s, Discovery, është nisur në misionin e saj të fundit duke bartur gjashtë astronautë dhe pjesë rezervë, artikuj shtesë, pajisje dhe prototipin e robotit humanoid në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Pas shumë shtyrjeve, për shkak të problemeve teknike, të enjten nga Qendra hapësinore Kennedy në misionin e vet të fundit është lansuar anija kozmike legjendare dhe më e gjata në histori e NASA-s, Discovery.

Discovery, e cila ka kryer 39 misione, është e para nga tri anijet kozmike të cilat këtë vit dalin në pension.


“Për ata që shohin, bëhuni gati të dëshmoni për fuqinë e Discovery e cila niset në misionin e saj të fundit”, ka thënë para lansimit udhëheqësi i anijes kozmike Steve Lindsey. /Telegrafi/