LAJMI I FUNDIT:

Ekran gjigant i lakuar multi-touch

Ekran gjigant i lakuar multi-touch

Universitetit i Groningenit ka krijuar një ekran gjigant dhe ka shtuar njohjen e prekjes në të duke përdorë gjashtë kamera të holla Optitrack v120 për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj dritës infra të kuqe, 16 emetues të lirë infra të kuq si ata që përdoren për sistemet e sigurisë, së bashku me 1.000 dioda emetuese të dritës (LED).

Softueri për njohjen e prekjes është instaluar në tre kompjuterë me sistem të vjetër, secili i pajisur me dy kamera. Një kompjuter shtesë më pas është përdorë për të kombinuar daljen nga kompjuterët detektorë dhe të dërgojë të dhënat e ngjarjes në sistemin kryesor të vizualizimit.

Ekrani masiv i lakuar është ndërtuar nga një shtresë e zeze akrilike tri milimetra e gjerë, e cila më pas është shtresuar me një shpërndarës në ballinë. Ndriçimi është vendosur prapa ekranit duke shfrytëzuar gjashtë projektorë me definicion të lartë dhe kamerat me diodat e tyre infra të kuqe duke ofruar një mjedis të lirë për lëvizje në ballinë. /Telegrafi/

Shihni video materialin në vazhdim për të parë krejt këto në vepër.