Më në fund keni vendosur të hani ushqim të shëndetshëm, por edhe më tutje ka mundësi të bëni gabime të vogla duke menduar se po i bëni gjërat e duhura.
Pikërisht këto gabime të vogla mund ta pengojnë procesin e dobësimit, për shkak që kanë ndikim të madh në pamjen, shëndetin dhe sjelljen tuaj.
Disa ushqime të cilat mbajnë epitetin si shumë të shëndetshme, nuk do të duhej t’i konsumoni për çdo ditë.
Një gotë qumësht – Edhe pse qumështi është një shtojcë e shëndetshme e shujtës, ka mundësi që pikërisht ai është fajtor për dobësim të ngadalshëm. Nëse jeni mësuar të pini qumësht para gjumit, gjatë mëngjesit, ose gjatë ditës, provoni të mos e pini atë për një muaj. Nëse ndieni ndryshim – jeni më pak të ngacmueshëm, keni më shumë energji, vëreni humbje të peshës, lëkura juaj është më e pastër dhe më e shëndetshme – ndoshta kjo është zgjidhja e problemeve tuaja.
Ëmbël pas ngrënies – Pothuajse nuk ka njeri që nuk e ka këtë shprehi. Gjithmonë dëshirojmë të hamë diçka ëmbël pas shujtave. Fatkeqësisht, kjo është krejtësisht e panevojshme dhe shumica nga ne e dimë, mirëpo qëllimisht e injorojmë. Nëse këtë e bëni çdo ditë, atëherë e kuptoni se jeta do të ishte më e lehtë po të zvogëlohej konsumimi i sheqerit. Le të jetë deserti diçka me të cilin gostiteni një herë në javë, më së miri gjatë fundjavës, kur keni kohë të lëvizni dhe t’i digjni kaloritë e ngrëna.
Karbohidratet e rënda – Sa herë e keni ndier nevojën për të grimcuar diçka mes drekës dhe darkës e në fund e keni përmbushur këtë nevojë dhe keni ngrënë çfarëdo qoftë pa menduar a është e shëndetshme dhe e nevojshme? Sandviç, patatina ose diçka të ngjashme. Është shumë e rrezikshme nëse e bëni çdo ditë: në këtë mënyrë nuk ka humbje peshe, vështirë që do ta ruani peshën tuaj trupore, e sigurisht që nuk do të ndiheni më mirë në një plan më afatgjatë. Nëse me të vërtetë lëshoni pe për dëshirat e stomakut, atëherë frutat arrore janë zgjidhja.
Patatja – Një studim i kryer së voni i ekspertëve nga Harwardi përfundimisht ka dëshmuar se në një afat më të gjatë patatja ju bën të trashë. Patatja është e shëndetshme, mirëpo të tepruarit me çfarëdo qoftë asnjëherë nuk është i mirë, e vetë patatja mund të imponohet shpesh në atë që hamë deshëm apo s’deshëm. Zvogëloni konsumimin e saj, shtoni konsumimin e perimeve të freskëta të papërpunuara dhe çdo gjë do të jetë në rregull.
Të ashtuquajturat “meze të shëndetshme” – Në esencë ato nuk ekzistojnë fare. Më mirë është që të ngopeni mirë me ushqim të vërtetë, i cili ka vlera të plota ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi i thjeshtë i stilit të jetesës mund të shkurtojë kohën tuaj të rikuperimit pas operacionit
Pse furça e dhëmbëve duhet të jetë gjithmonë e thatë përpara përdorimit?
Pse ju cingërojnë veshët, një fenomen i çuditshëm që manifestohet shpesh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar