Dhjetë mijë orë. Kaq ushtrime thuhet se nevojiten për ta arritur ndonjë nivel mjeshtëror të ekspertizës në diçka - qoftë gatimi, shahu apo interpretimi në piano.
Por edhe sasia e madhe e ushtrimit nuk e shpjegon dallimin në mes të dikujt që është me të vërtetë i shkëlqyeshëm dhe dikujt që ka zotërim të mjaftueshëm, por nuk është edhe gjeni në të njëjtën gjë. Ushtrimi, megjithatë, ndikon ndryshe tek secili.
Psikologët kognitiv, Fernand Gobet dhe Guillermo Campitelli, konstatuan se lojtarët e shahut dallojnë në masë të madhe në sasinë e ushtrimeve të qëllimshme të cilat u nevojiten për ta arritur një nivel të caktuar të aftësive në shah.
Për shembull, numri i orëve të ushtrimeve të qëllimshme, të cilat janë të nevojshme për ta arritur statusin e “mjeshtrit” (nivelit shumë të lartë të aftësisë), shkon nga 728 deri në 16.120 orë. Kjo do të thotë se ndonjë lojtari, që të bëhet mjeshtër, i duhet 22 herë më shumë ushtrime të qëllimshme se një tjetri.
Me çfarë ta mbushim boshllëkun? Me gjenet e dikujt. Kërkimi për variacionet gjenetike që e bëjnë ndonjë atlet të talentuar, muzikant, apo thjesht person të mençur, zgjat për dekada të tëra, por nuk është zbuluar asnjë variacion gjenetik që do t’i shpjegonte dallimet natyrore në inteligjencën në mes të njerëzve.
Përparim më i madh i hulumtuesve është zbulimi i fillimit të këtij viti, kur në mënyrë të sigurt i lidhën tri variacione gjenetike me inteligjencën. Megjithatë, efekti maksimal i këtyre tri kombinimeve ishte vetëm 6 njësi të IQ-së, që është paksa konstatim zhgënjyes, por edhe i besueshëm.
Ekzistojnë shumë aspekte të “inteligjencës”. Një nga më të rëndësishme është kujtesa. Aftësia për të mbajtur gjërat nga listat në kujtesë afatshkurtër dhe aftësia për t’i konvertuar këto ide në kujtesë afatgjatë janë bazë e të mësuarit dhe kanë rëndësi vitale për inteligjencën.
Procesi i konvertimit përfshin një numër të neurotransmetuesve dhe strukturave të trurit. Çdo variant gjenetik për të cilin është konstatuar se ndikon në inteligjencën e përgjithshme mund të ndikojë në mënyrë subtile në cilindo nga sasia e panumërt e këtyre proceseve neurokimike.
Prandaj, nuk është për t’u habitur se kërkimi për gjene të tilla, madje edhe në studimet më të detajuara dhe më të rëndësishmet, nuk ka avancuar shumë. Ekzistojnë ndoshta mijëra variacione të këtyre efekteve, ndërsa me kombinimin dhe ndërveprimin e tyre me mjedisin e caktuar individual, mund të jetë e mundur që të shpjegohet spektri i natyrshëm që e shohim në inteligjencën e njeriut. Ose pse dikush ka nevojë për praktikë 22 herë më pak se dikush tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar