Këshilltarët federalë shëndetësorë në SHBA rekomanduan për miratim një ilaç kolesteroli tepër shpresëdhënës, por duke paralajmëruar se më shumë të dhëna janë të nevojshme në lidhje me aftësinë e tij afatgjatë për të reduktuar goditjet në zemër.
Grupi i ekspertëve votoi 13-3 që Administrata për ushqime dhe barna (FDA) ta miratojë ilaçin injektues, të quajtur Praluent, transmeton Zëri i Amerikës.
Ilaçi duhet të përdoret vetëm për pacientë me nivele të larta kolesteroli të shkaktuar nga një çrregullim i trashëguar. Ekspertët thanë se donin të shihnin më shumë të dhëna nëse Praluent pakëson problemet me zemrën, para se ilaçi të përdoret edhe për këta pacientë.
Nëse FDA ndjek rekomandimet e grupit, ilaçi Praulent mund të miratohet për përdorim për një numër shumë më të të kufizuar njerëzish se sa shpresonin zhvilluesit e tij.
Praluent është pjesë e një grupi të ri barnash injektues që ulin kolesterolin më shumë se barnat statin, që janë përdorur për trajtimin standard të kolesterolit për më shumë se 20 vjet.
Grupi i ekspertëve pritet të rekomandojë edhe një tjetër ilaç, Amgen, që mund të përdoret për të ulur kolesterolin për të mbrojtur pacientët nga goditjet në zemrës. Barnat janë prodhim i firmave farmaceutike Sanofi dhe Regeneron, të cilat thanë se janë të kënaqura me vendimin.
Ilaçet e reja mund të marrin miratimin e plotë nga Administrata Për Ushqime dhe Barna këtë verë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp