Përfitimet nga dredhëzat janë të pafundme, përveçse ka shumë pak kalori (një porcion prej tetë dredhëzave ka vetëm 150 kalori), ajo është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës.
Duke qenë se e pastron dhe e ushqen lëkurën dhe, në saje të vitaminës C dhe A e mban të butë dhe të tendosur, do të jetë e mjaftueshme që një herë ose dy herë në javë të vendosni në fytyrë dredhëza të prera në rrathë, ose të bëni prej tyre maskë të butë, të cilën më pas do ta shpëlani së pari me ujë të vakët, dhe pastaj me ujë të ftohtë.
Nëse i pastroni dhëmbët me to, do t’i hiqni shtresat e mbledhura dhe dhëmbët do t’i bëni më të bardhë.
Popullatën femërore me siguri do ta gëzojë fakti që dredhëzat mund të ndihmojnë në luftën kundër celulitit, transmeton Koha.net. Vitaminat A dhe C janë antioksidante, dhe ato e ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve, shkatërrojnë radikalet e lira, prandaj konsumi i rregullt i dredhëzave do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmojë në luftën kundër armikut të urryer të shumë femrave.
Megjithatë, nëse jeni duke bërë luftë të vazhdueshme me peshën e tepërt, do të gëzoheni kur të dëgjoni se dredhëzat e përshpejtojnë metabolizmin dhe e reduktojnë oreksin, dhe kanë pak kalori.
Nëse dëshironi, mund ta provoni një nga këto tri propozimet për maskë për fytyrë:
Dredhëza me mjaltë – 2-3 lugë pure dredhëzash, përzieni me një lugë të vogël me mjaltë. Aplikoni përzierjen në fytyrë, pastaj shpëlani pas 20 minutash. Bëjeni këtë një herë ose dy herë në javë për ta pasur një lëkurë rrezatuese.
Dredhëza me limon – Kombinimi i limonit dhe i dredhëzave është shumë i mirë për fytyrë. Merrni gjysmë gote me dredhëza pure dhe pastaj shtrydhni limonin në të. Aplikoni përzierjen në fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlani dhe lëkura juaj do të jetë e bukur dhe e butë.
Dredhëza me jogurt – Merrni 3-4 lugë të vogla me dredhëza pure dhe përzieni me 1-2 lugë të vogla jogurt. Aplikoni atë në tërë fytyrën dhe shpëlani pas 15 minutash. Masazhoni butë lëkurën pas larjes. Luleshtrydhet do të bëjnë që fytyra juaj të duket më e re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe