Të gjitha kuzhinat, madje edhe ato të cilat në pamje të parë duken jashtëzakonisht të pastra, mund të jenë të mbushura me baktere të ndryshme.
Vatrat e mikrobeve janë më shpesh ato vende në të cilat do të dyshonit më së paku, si sfungjerët për pastrim ose dërrasat për prerje. Vend për panik nuk ka, sepse me disa këshilla të ekspertëve, bakteret nuk do ta "përmbysin" kuzhinën tuaj.
Asnjëherë mos i pastroni lavamanin dhe elementet e kuzhinës me të njëjtin sfungjer. Ky është një nga gabimet më të zakonshme, sepse pak njerëz e dinë se lavamani është vendi më i papastër në shtëpi. Prandaj përdorni sfungjerë të ndryshëm dhe ndërroni ata shpesh.
"Çerdhe" të baktereve janë leckat e kuzhinës, të cilat përdoren kryesisht për t’i tharë enët e pastruara apo duart. Megjithatë, problemi është se pas kësaj lecka mbetet e lagësht dhe në kombinim me nxehtësinë e kuzhinës ajo bëhet një "vend i përkryer" për zhvillimin e baktereve. Dhe prandaj leckat duhet të ndërrohen shpesh dhe patjetër të zihen.
Vendet e "rrezikshme" në kuzhinë janë edhe dorezat. Derisa e përgatisim ushqimin shpesh kemi nevojë për ndonjë gjë nga kabinetet e kuzhinës apo frigoriferi, prandaj bakteret nga dorezat lehtë "transferohen" në ushqim.
Mënyra më e thjeshtë për ta shmangur këtë është që t’i pastrojmë duart, por shumë njerëz nuk dinë se si duhet të bëhet kjo siç duhet. Është shumë e rëndësishme që t’i mbani ato nën ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe ngadalë t’i fërkoni me sapun për të paktën 15 sekonda, dhe pasi që t’i shpëlani, t’i thani mirë me një peshqir të pastër ose peshqir letre. Gjithashtu, pas larjes së duarve mos e mbyllni rubinetin me duar, sepse bakteret përsëri do të barten në shuplakat tuaja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe