LAJMI I FUNDIT:

Pacientit i nxorën 420 gurë, që i ishin krijuar në veshkë

Pacientit i nxorën 420 gurë, që i ishin krijuar në veshkë

Rastin e këtij burri, mjekët e kanë quajtur si “minierë gurësh në veshka”.

Si shkaktar i dietës me shumë proteina, në veshkat e He Dong janë krijuar 420 gurë të madhësive të ndryshme.

Rrezet X kanë treguar sasinë e madhe të gurëve, si pasojë e të cilëve, burri 55-vjeçar është dashur t’i nënshtrohet një operimi që ka zgjatur mbi dy orë.

Mjekët në spitalin Jinhua të provincës Zhenjang të Kinës, ka arritur me sukses të heqin gurët, që i ishin krijuar duke ngrënë tepër “tofe”.


Ky ushqim, që është një gjizë me soja të ndrydhur, përmban sasi tepër të madhe të proteinave, që dyshohet të jetë shkaktar i gurëve në veshka.

Faktor tjetër që ka ndikuar në krijim e gurëve, ka qenë edhe mungesa e ujit, pasi zotëri Dong nuk pëlqente të pinte ujë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori