LAJMI I FUNDIT:

Burrit që vuan nga një varësi e rrallë, i janë hequr nga barku 227 objekte metali

Burrit që vuan nga një varësi e rrallë, i janë hequr nga barku 227 objekte metali

Mjekët i kanë hequr nga barku, më se dy kilogram objekte metalike, në mesin e të cilave një kaçavidë dhe disa pirun kuzhine.

Burri 25-vjeçar nga Afrika Jugore, për vite me radhë kishte përpirë objektet metalike, pa e vënë re askush, derisa ka filluar të vjellë gjak.

Me t’u paraqitur në spital, ai nuk ka treguar për sekretin që ka brenda, derisa është zbuluar nga rrezet X.

Monedha, çelësa, bulona zinxhirë dhe tela, janë gjendur në mesin e 227 objekteve, që është vështirë të identifikohen.


Ai është dashur t’i nënshtrohet një operimi të menjëhershëm, sepse jeta e tij është në rrezik.

Mësohet se ai vuan nga sindroma “pica” që është një sëmundje e rrallë, që i nxitë njerëzit të hanë gjësende me vlera të ulëta, apo pa asnjë vlerë ushqyese. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori