Personat të cilët pinë rregullisht kafe kanë enë më të shëndetshme të gjakut, sipas një studimi të shkencëtarëve të Koresë së Jugut, sipas të cilit disa filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojnë për ta parandaluar formimin e ngushtimit të enëve të gjakut, që është faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, përcjell BBC.
Bazuar në analizën e incizimeve të enëve të gjakut të 25.000 punonjësve të të dyja gjinive, të cilët ishin në vizita të rregullta mjekësore, studiuesit konstatuan se ata që pinin kafe tri deri në pesë herë në ditë kishin më pak gjasa për shenjat e hershme të sëmundjeve të zemrës.
Disa studime deri më tani kanë qenë të lidhura me rrezikun e konsumit të kafesë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës për shkak të ndikimit në rritjen e kolesterinës dhe shtypjes së gjakut, ndërsa studimet e tjera sugjerojnë se kafja siguron mbrojtje të zemrës. Tani për tani nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare në studimin korean, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Heart”, një argument i ri është hedhur në debat.
Në kuadër të studimit, hulumtuesit i krahasuan incizimet e arterieve koronare ku janë grumbulluar me vite shtresat dhe ku vjen deri tek ngushtimi i tyre, transmeton Koha.net. Asnjë prej të anketuarve nuk kishte simptoma të sëmundjeve të zemrës, por më shumë se dhjetë për qind kishin në incizime depozita të dukshme kalciumi.
Duke i krahasuar imazhet me shprehitë e pirjes së kafesë dhe duke i marrë në konsideratë faktorët e tjerë të cilët do të mund të ndikonin në rezultatet e hulumtimit, si pirja e duhanit, nivelet e aktivitetit fizik, ose ndonjë histori familjare e sëmundjeve të zemrës, shkencëtarët konstatuan se ata që i pinë disa filxhanë kafe në ditë kanë më pak të ngjarë që të kenë depozita të kalciumit në arteriet koronare në krahasim me ata që nuk pinë kafe fare ose që pinë sasi më të vogla të kafesë në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe