Një shprehje e vjetër thotë që lumturia është ngjitëse. Studimet e reja duket sikur kanë siguruar disa prova shkencore për ta mbështetur. Lumturia, sipas shkencëtarëve, ka një aromë të caktuar që njerëzit e ndjejnë te tjetri dhe pasi e nuhasim, bëhemi dhe vetë të lumtur. Duket pak e pabesueshme? Studimi e konfirmon
Sekreti qëndron te djersa. Sipas psikologut Gün Semin të Universitetit Utrecht në Holandë, që ka drejtuar këtë studim, nëse ndjen djersën e prodhuar gjatë një gjendje lumturie, trupi prodhon stimulant lumturie që ta krijon atë gjendje emocionale. Ai dhe ekipi i tij mblodhën kampionë djerse nga 12 meshkuj të cilët shikonin video me efekt të ndryshëm emotiv, lumturi ose frikë. Këta kampionë iu dhanë për t’i nuhatur një grupi femrash të përfshira në eksperiment.
Shkencëtarët donin të dinin si i bënin të ndiheshin gratë këta kampionë djerse. Për ta vlerësuar këtë, ata panë ndryshimet në shprehjet e fytyrës që mund të tregojnë gjendje emocionale. Kur gratë nuhasnin djersën “e lumtur”, fytyrat e tyre shfaqnin mikroshprehje klasike që kanë të bëjnë me kënaqësinë: muskujt rreth syve aktivizoheshin si në rastin e një të qeshure të vërtetë natyrale, që shpreh lumturinë. Kjo quhet “e qeshura Duchenne” dhe është një shenjë e qartë e gëzimit të vërtetë.
Njeriu që e zbuloi, anatomisti francez Guillaume-Benjamin-Amand Duchenne de Boulogne, ka thënë që muskuli rreth syve…vihet në punë vetëm nga ndjenjat e vërteta dhe emocionet e bukura. “Palëvizshmëria e tij gjatë buzëqeshjes demaskon një mik fals.”
Ndërkohë dihej që lëndët kimike në djersë mund të përcjellin frikë. Kur ne “nuhasim” frikën te dikush, qendrat e stresit në tru aktivizohen dhe ne bëhemi më të përqendruar, gati për t’u mbrojtur nga kërcënimi. Kjo është një përshtatje e dobishme.
Pamela Dalton, një shkencëtare në fushën e nuhatjes në Monell Chemical Senses Center në Filadelfia, thotë që komunikimi i frikës për një rrezik është shumë i fortë dhe ajo pret që përcjellja e emocionit të lumturisë të jetë më e zbehtë sesa mundësia për të përcjellë emocione negative, por ndoshta nuk është ky rasti.
Rezultatet mund të ndikojnë për trajtimin e depresionit apo problemeve të tjera të luhatjeve të humorit. “Nëse mund ta nxjerrim kombinimin biokimik që shkaktohet nga lumturia, mund të kemi produkte të ngjashme me këtë lëndë dhe të ndihmojmë njerëzit të ndihen më pozitivë”, thotë Semin
Më shumë kërkime janë të nevojshme para se të kemi një spërkatës lumturie. “Shkencëtarët duhet ta veçojnë këtë koktej të veçantë kimik mes 180-200 kimikateve të njohura që krijojnë erën e trupit të njeriut”, shkruan Rachel E. Gross në Slate.
“Është si të përcaktosh formulën e Coca-Cola-s nga niseshteja.” Për më tepër, studimi ka vëzhguar vetëm ndikimin te gratë, revista class. Studiuesit thonë që “gratë kanë në përgjithësi nuhatje dhe ndjeshmëri më të fortë sesa burrat”, megjithatë duhet të dimë nëse efekti vlen për gjininë tjetër, gjithashtu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe