LAJMI I FUNDIT:

Hëna e plotë e pengon cilësinë e gjumit

Hëna e plotë e pengon cilësinë e gjumit

Hulumtimi më i ri i shkencëtarëve nga Suedia, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën Current Biology, zbulon se hëna e plotë mund të ndikojë definitivisht në cilësinë e gjumit.

Një vit më parë shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se një numër i madh i njerëzve flenë mesatarisht 20 minuta më pak gjatë natës me hënë të plotë, që u duhej më shumë kohë për të fjetur dhe se mesatarisht janë 30 minuta më gjatë në fazën REM të gjumit, gjatë së cilës ndodhin ëndrrat.

Në këtë studim, hulumtuesit i ndoqën shprehitë e gjumit dhe ciklin e gjumit të 47 personave të shëndetshëm, të moshës 18-30 vjeç. Rezultatet e hulumtimit treguan se pjesëmarrësit ndiejnë më shumë probleme me gjumin gjatë natës me hënë të plotë.

Sa për fazën REM të gjumit, hëna e plotë e kishte një ndikimin më të madh aty, transmeton Koha.net.
Pjesëmarrësit gjatë fazës REM të gjumit flinin më parehatshëm, dhe qëndruan më gjatë në atë fazë. Ky është hulumtimi i dytë mbi ndikimin e hënës së plotë në gjumë, i cili jep rezultate pothuajse identike.


"Gjetjet e hulumtimit tonë janë të ngjashme me rezultatet e fituara nga shkencëtarët nga Zvicra," tha studiuesi kryesor, dr. Michael Smith, duke shtuar se "hëna e plotë e ka ndikimin më të madh në fazën REM të gjumit".

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar gjithashtu se truri është dukshëm më i ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm gjatë gjumit kur hëna është e plotë. Kjo do të thotë se personi sigurisht do të zgjohet më shpesh natën dhe në mëngjes do të zgjohet më i lodhur dhe më i përgjumur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori