Nesër më datën 02 qershor, do të mbahen testimet e para të “MENSA International” në Kosovë, për themelimin e Mensa Kosova. Testimet vazhdojnë deri më datën 03 qershor, andaj keni kohë që të aplikoni edhe nesër. Varësisht nga interesimi, testimet do të organizohen në mënyrë të rregullt edhe gjatë muajve vijues.
Komiteti Organizativ i themelimit të “Mensa Kosova”, do të mbajë testimet në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK). Nëse do të kaloni limitin e kërkuar, do të merrni certifikatë të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i “Mensa International”.
Mensa u krijua në Angli në vitin 1946 nga Roland Berrill, avokat dhe Dr. Lance Ëare, shkencëtar dhe gjykatës. Ata donin të bashkonin një shoqatë me njerëz të ditur dhe që kushti i vetëm për anëtarësim do të ishte inteligjenca e lartë.
Qëllimet kryesore të Mensa-s janë të krijojë një shoqëri jo-politike dhe të lirë nga të gjitha dallimet racore dhe fetare. Shoqëria mirëpret njerëzit ne çdo fazë të jetës , inteligjenca e të cilëve është në 2%-shin e popullsisë, me objektivin që të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në një rreth të gjerë të aktiviteteve shoqërore e kulturore.
Mensa ka tri qëllime të shpallura: të identifikojë dhe të kujdeset për inteligjencën e njeriut për përfitimet e njerëzimit, te inkurajojë kërkimet në natyrën, karakteristikat dhe përdorimin e inteligjencës dhe te nxisë stimulimin e mundësive intelektuale dhe sociale për anëtarët e saj.
Sot janë mbi 120.000 anëtarë në 100 shtete përreth botës. Ka gjithashtu organizata nacionale të Mensa-s në më shumë se 40 shtete në çdo kontinent.
Me iniciativën vullnetare të dy anëtarëve më të vjetër të Mensa International (MIL), Dr. Aziz Mustafa dhe Prof. Besnik Bislimi dhe me përkrahjen e anëtarëve të Projektit Atomi, disa prej tyre edhe anëtar të MIL, është formuar Komiteti Organizativ i themelimit të “Mensa Kosova” që ka punuar për disa muaj me radhë për organizimin e testimeve, të cilat do të mbahen me 2 dhe 3 qershor 2015, në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), nën mbikëqyrjen e Drejtorit Ekzekutiv të MIL, z. Michael Feenan dhe Psikologut Mbikëqyrës Kombëtar të caktuar nga Mensa, z. Florim Gallopeni.
Aplikimet bëhen në zyrat e Projektit Atomi nga ora 09:00 deri në 16:00, Rr. Lidhja e Pejës, Nr. 73, Ish-Shkolla e Mesme Ekonomike, Kati IV, 10 000 Prishtinë. Mënyra e aplikimit dhe informatat gjenden në ueb-faqen www.mensa-ks.org dhe në telefonin 045999774.
Rezultatet e testit janë konfidenciale dhe do t’u komunikohen vetëm juve personalisht. Nëse keni kaluar limitin e kërkuar, do të merrni certifikatë të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i “Mensa International”.
Ju mund të bëheni anëtar i Mensa International, Mensa Kosova ose cilës do degë kombëtare të Mensa-s ose mund të mos bëheni fare, zgjedhja është e juaja! Mjafton ta dini se a keni I.Q. të lartë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe