LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i jetëgjatësisë së femrave

Sekreti i jetëgjatësisë së femrave

Një filxhan me çaj kamomili largon stresin dhe freskon trupin, por sipas studimeve të fundit përfitimet e tij shkojnë përtej këtyre.

Sipas studimeve më të fundit është gjetur një lidhje e fortë mes konsumimit të çajit të kamomilit dhe rrezikut të ulët të vdekjeve nga çdo shkak tek femrat e moshuara.

Në një periudhë 7-vjeçare u studiuan 1677 persona meksiko-amerikan nga Epidemiologic Study of the Elderly, shkruan Anabel. Të dhënat tregojnë se femrat ishin ato që ‘përfitonin’ më tepër nga konsumimi i këtij çaji duke u prekur më pak nga sëmundjet.

Kamomili është përdorur që në kohët e hershme si një trajtues sëmundjesh e deri tek problemet me pagjumësinë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori