LAJMI I FUNDIT:

I shpëtoi verbimit, edhepse ju fut në sy gozhda e gjatë tetë centimetra

I shpëtoi verbimit, edhepse ju fut në sy gozhda e gjatë tetë centimetra

Gozhda kërceu vetëtimthi dhe i hyri në sy, kur e goditi pa dashje me prerëse të barit.

Mjekët ia hoqën nga syri gozhdën e gjatë tetë centimetra një 27-vjeçari, kurse dy muaj më vonë, atij i është kthyer pamja e mëhershme, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, mjekët kanë thënë se po që se gozhda do të ishte vetëm disa milimetra më larg, dëmtimet në syrin e tij do të ishin të mëdha.


Megjithëse është dashur të nxirret vetëm me një palë pinca, mjekët nga Massachusetts i Bostonit, janë përgatitur për gjakderdhje të mëdha.

Për fat të mirë, procedura ka shkuar mirë dhe rehabilitimi i syrit është kryer me sukses, thuhet lidhur me këtë rast në New England Journal of Medicine. /Telegrafi/.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori