Profesoresha nga Universiteti turk Omu, Aliye Ozenoglu, pohon që akullorja me bazë të qumështit është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve, sidomos për ata që refuzojnë të konsumojnë qumësht dhe produkte të qumështit.
Në një deklaratë për Agjencinë Anadolu, Ozenoglu thekson se akullorja është shumë më e dobishme dhe një ushqim më i mirë shëndetësor se ëmbëlsirat si çokollata apo karamelet.
"Akullorja është produkti më i pasur qumështor me proteina. Prandaj ajo është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve. Akulloret të cilat prodhohen sipas standardeve të higjienës dhe ruhen në kushte të rekomanduara janë ushqim me konsumimin e të cilit u ndihmojmë fëmijëve tanë," përfundoi Ozenoglu, transmeton Koha.net.
Duke vënë në dukje se me konsumin e moderuar të akulloreve mund të parandalohen edhe disa infeksione në zgavrën e gojës, Ozenoglu pretendon se përdorimi i saj është i dobishëm edhe për të moshuarit, sepse është e pasur me kalcium dhe forcon indet e eshtrave.
Ozenoglu rekomandoi që gjatë konsumit të akullores të pihet edhe ujë, dhe pas kësaj patjetër të shpëlahet goja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë