LAJMI I FUNDIT:

Cili vend i ka fëmijët më të lumtur në botë?

Cili vend i ka fëmijët më të lumtur në botë?

Rezultatet e hulumtimit të bërë lidhur me këtë pyetje, do t’ju befasojnë.

Sigurisht se të gjithë mendojnë se jetojnë në Shtetet e Bashkuar, Britani të Madhe apo në Evropën Perëndimore.

Është Rumania që ka zënë vendin e parë, në ranglistën e vendeve me fëmijët më të lumtur, transmeton Telegrafi.

Në vendin e dytë ndodhet Kolumbia, menjëherë para Izraelit dhe Algjerisë.


Rezultati befasues është nxjerrë nga hulumtimi i Universitetit Gothe në Gjermani, që e ka zhvilluar në 15 shtete.

Në këtë projekt, janë intervistuar më se 53 mijë fëmijë, të moshës nga 12 deri në 15 vjeç.

Kjo është lista e vendeve ku jetojnë fëmijët më të lumtur:
Rumania
Kolumbia
Izraeli
Algjeria
Turqia
Norvegjia
Estonia
Spanja
Gjermania
Etiopia
Afrika e Juguta
Nepali
Polonia
Anglia
Korea e Jugut

/Telegrafi

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori