LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e mbuluar me “shenja leopardi” inkurajon për më shumë vetëbesim

Gruaja e mbuluar me “shenja leopardi” inkurajon për më shumë vetëbesim

Shkaku i lëkurës së ndjeshme dhe imunitetit të dobët, trupi i Emma Jarvis është mbuluar me shenja që ngjasojnë me ato të leopardit.

25-vjeçarja e cila vuan nga një formë e rrallë e psoriazës, ka qenë gjithmonë e mbuluar, në mënyrë që të mos i shihet shenjat në trup, transmeton Telegrafi.


Për të, ka qenë turp, që dikush të ja shohë lëkurën e këmbëve, shpinës apo qafës. Mirëpo, me të gjetur të dashur, ajo ka vendosur të zbulohet e madje edhe të shkoi në plazh.


“Më nuk brengosem se çfarë mendojnë të tjerët” ka thënë Jarvis, lidhur me sëmundjen e vet të pashërueshme. “E kam pasur problem kur jam takuar me meshkuj, sepse gjithmonë mendjen e kisha tek shenjat e mia” ka thënë ajo, duke shtuar se tash është në lidhje me një ish-koleg nga puna.



Ajo ka kërkuar nga femrat që vuajnë nga kjo sëmundje e lëkurës, të mos humbin vetëbesimin, sepse kjo shkakton krizë edhe më të madhe. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori