LAJMI I FUNDIT:

Përmes shenjave të gishtit, zbulohet përdorimi i kokainës

Përmes shenjave të gishtit, zbulohet përdorimi i kokainës

Shkencëtarët kanë zbuluar se testi i ri, mund të zbulojë nëse dikush ka përdorur kokainë, vetëm përmes shenjave të gishtit.

Hulumtimi i Universitetit Surrey, tenton të zbuloi nëse dikush ka përdorur drogën e klasit A, apo vetëm e ka prekur, transmeton Telegrafi.

Ata kanë shfrytëzuar shumë raste të shenjave të gishtave, të cilat i kanë analizuar në detaje me teknikën e quajtur Spektrometri.

Kur dikush konsumon kokainë, organizmi lëshon benzoylecgonine dhe methylecgonine, të cilat më pas mbesin në shenjat e gishtave.


Kjo metodë që është shumë më e pastër dhe e shpejtë se analiza e gjakut apo pështymës, është në faza fillestare.

Ende nuk është dhënë ndonjë rast konkret nga hulumtuesit, që janë duke ekzaminuar rastet e ndikimit të kokainës, në shenjat e gishtave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori