Mjekët kanadezë kanë zbuluar mënyrën inovative për shërimin e syrit “dembel” (shikimi i dobësuar ose ambliopia), ndërsa kjo është luajtja e videolojës së popullarizuar tetris.
Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti McGill ka zbuluar se si kjo lojë ndihmon në “trajnimin” e syve për të punuar së bashku.
Në studimin e kryer në 18 persona të rritur është zbuluar se si kjo metodë është më efikase se lidhja e zakonshme e syrit të shëndetshëm për t’u sforcuar përdorimi i të dobëtit. Hulumtuesit tani dëshirojnë të verifikojnë nëse kjo metodë do të jetë njëlloj e suksesshme edhe tek fëmijët.
Konsiderohet që të paktën një në 50 fëmijë janë të sëmurë nga ambliopia. Çrregullimi krijohet kur njëri sy nuk zhvillohet në mënyrë të rregullt, ndërsa shpesh me të shfaqet edhe strabizmi, respektivisht sytë fillojnë të shikojnë në drejtime të ndryshme.
Pa shërim adekuat kjo mund të shkaktojë humbjen e përhershme të shikimit në syrin më të dobët dhe mjekët përpiqen të intervenojnë sa më parë.
Robert Hess dhe kolegët e tij janë përpjekur të hulumtojnë qasje më të ndryshme dhe më të lehta për shërim. Me ndihmën e video syzave speciale janë përpjekur t‘i bëjnë të dy sytë të punojnë së bashku. Nëntë vullnetarë me ambliopi kanë mbajtur syze nga një orë në ditë, gjatë kohës së luajtjes së tetrisit, gjatë dy javëve.
Duke iu falënderuar syzave, njëri sy ka mundur të shikojë vetëm elementet që bien, derisa tjetri ka përcjellë se si ata përputhen në fund të ekranit. Grupi i dytë i vullnetarëve i është nënshtruar metodës së zakonshme të shërimit. Pas dy jave, grupi i parë ka treguar përmirësime të konsiderueshme të shikimit në raport me tjetrin.
Shkencëtarët thonë se si në këtë metodë mund të përdoren edhe lojëra tjera, dhe jo vetëm tetrisi. E rëndësishme është që sytë të mund të punojnë së bashku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe