LAJMI I FUNDIT:

Nëna e zbulon se binjakët e saj, nuk e kanë të njëjtin baba

Nëna e zbulon se binjakët e saj, nuk e kanë të njëjtin baba

Gruaja nga New Jersey, mendonte se binjakët e saj kanë babë të njëjtë, por analizat e gjakut treguan të kundërtën.

Gruaja e njohur vetëm si “T.M” ka bërë testin, për të vërtetuar nëse ka pasur një super-fekondim natyral – raritet biologjik, që mund të ndodhë një në 13.000 binjak.

Zbulimi është bërë, kur ajo po kërkonte të holla nga shteti, për të rritur fëmijët e saj, transmeton Telegrafi.

Rastësisht ajo ka treguar se gjatë kohës sa ishte me partnerin e saj, kishte kryer marrëdhënie edhe me një njeri tjetër.


Autoritetet i kërkuan të bëjë testin e atësisë, që vërtetoi se kush janë prindërit.

Tani, gruaja që jeton vetëm me dy binjakët e saj, merr alimentacion nga të dy etërit e fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori