Adhuruesit e sallatave të frutave mund të relaksohen. Mollët pa shije dhe të nxira do të jenë pjesë e historisë në saj të frutave të modifikuar gjenetikisht të cilat i rezistojnë oksidimit.
Mollët aktualisht po kultivohen në vendet testuese në SHBA dhe po kontrollohen nga USDA.
Mollët e ndryshojnë ngjyrën gjatë procesit të quajtur "nxirja enzimatike". Kur brendësia e frutit i ekspozohet oksigjenit, atëherë ky oksigjen reagon me enzimën oksidative polifenole, duke shkaktuar nxirjen e mollës.
Truket me të cilat kjo mund të parandalohet janë shtimi i lëngut të limonit ose, në qoftë se bëhet fjalë për një sasi të madhe të ushqimit, shtimin e askorbatit të kalciumit. (Kjo është ajo që ia mundëson McDonaldsit shitjen e mollëve të prera në qese.)
Megjithatë, shkencëtarët australianë kanë një ide të re për të parandaluar nxirjen e mollëve para prerjes së tyre dhe atë pa kimikate të shtrenjta. Ata kanë futur kopje të shumta të gjenit për prodhimin e enzimës në gjenomin e mollës dhe kanë zbuluar se në fakt ato po e fiknin të gjithë procesin e krijimit të enzimës. Pa enzima oksidativë nuk ka as nxirje.
Një kompani kanadeze e ka licencuar teknologjinë e prodhimit të mollëve rezistente ndaj nxirjes, ndërsa disa i kanë quajtur molla "Arktike", sepse janë përjetësisht të bardha. Dy variante që ata i kanë licencuar janë Golden Delicious dhe Granny Smith.
Shkenca pohon që janë të sigurta
Studimet paraprake të Departamentit amerikan të Bujqësisë kanë konfirmuar se mollët "arktike" janë të padëmshme sikurse edhe mollët e zakonshme. Prandaj, është dhënë drita e gjelbër për kultivimin e mollëve në ngastra testuese në New York dhe Washington.
Disa e kundërshtojnë modifikimin gjenetik dhe nuk duan mollë të ndryshuara në pemishte dhe në furnizimet me ushqime, trnsmeton Koha.net. Të tjerët besojnë se mollët e tilla do t’i tërheqin fëmijët kah ushqimet e shëndetshme.
Nëse mollët miratohen, sipas gjasave brenda disa muajve, ato do të paraqiten në raftet në dyqane vetëm pas disa viteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe