Kosova prezantohet me sukses, për herë të parë, në mjekësinë botërore nga Kirurgjia Vaskulare

Këtyre ditëve, Dr. Valbon Gashi, kirurg vaskular, ka prezantuar Kosovën dhe kirurgjinë vaskulare kosovare në një ndër kongreset më të mëdha botërore të kësaj lëmie “Charing Cross 2015”, në Londër.
Prezantimi i rastit, "A 7-year postoperative outcome after reconstruction of popliteal artery with deep vein in infant-case report " (7 vite nga gjendja postoperative tek foshnja mbas rekonstruksionit të arteries popliteale duke e shfrytëzuar venën e thellë), zgjoi një interesim të mahnitshëm dhe u vlerësua si njëri nga rastet më interesante të prezantuara.
Në të vërtetë, ngjarja është shumë tragjike dhe fillon në një udhëtim me autobus në muajin maj 2008, ku një nënë mbante në prehër fëmijën e saj 16-muajsh. Papritmas, një plumb i rastësishëm godet këmbën e foshnjës dhe e lëndon atë rëndë, këput arterien kryesore që furnizon me gjak, respektivisht pjesën e këmbës nën gju.
Teknika kirurgjike të cilën Dr. Gashi e ka përdorur për ta sanuar lëndimin e arteries, është ndoshta një teknikë e veçantë, e cila nuk është shënuar deri më tani në literaturën botërore.
Këmba e fëmijës u shpëtua fal kësaj teknike dhe ai fëmijë, tash gëzon moshën 8 vjeçare. Kënaqësia e doktorit për këtë sukses nuk mund të përshkruhet.
Në anën tjetër, komentet pozitive dhe përkrahja e kësaj teknike, në konferencën kaq prestigjioze botërore të kirurgjisë vaskulare, e bëjnë edhe një herë shumë të lumtur.
Me këtë u dëshmua se edhe mjekësia kosovare ka kapacitete që të konkurrojë në mjekësinë botërore.
Dr. Valboni, inkurajon kolegët e tij që të mos ngurrojnë në aplikimin e kësaj teknike në rast të ndonjë lëndimi të tillë.
Së shpejti, artikulli në fjalë do të publikohet në ndonjë revistë prestigjioze botërore nga lëmia e Kirurgjisë Vaskulare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe