Qëndrimi në natyrë paraqet ikjen më të mirë nga stresi, ankthi dhe lodhja. Deti ka fuqi shëruese. Kombinimi i ujit, ajrit të freskët, lëvizjes, pushimit dhe mjedisit të përshtatshëm me të vërtetë shëron.
Tingujt e valëve. – Shkencëtarët kanë dëshmuar që tingujt e valëve qetësojnë dhe rivitalizojnë mendjen edhe trupin. Është e shkëlqyeshme që tingujt e valëve t’i dëgjoni pavarësisht asaj nëse laheni apo jo. Gjatë ditëve me erë mos u mbyllni në shtëpi, por uluni në breg dhe trajtojeni veten me tretman relaksimi.
Ajri i freskët i detit. – A jeni pyetur ndonjëherë pse flini më qetë pas ditës së kaluar në plazh? Kjo është për shkak të ajrit të detit. Ajri i detit është i mbushur me grimca të cilat përshpejtojnë absorbimin e oksigjenit dhe neutralizojnë dëmin e krijuar me praninë radikaleve të lira.
Shkencëtarët kanë dëshmuar që ajri i detit kthen nivelin e serotoninës në ekuilibër, ndërsa ai ka meritë për disponimin e mirë. Për këtë arsye ndjeni rritjen e koncentrimit, ndërsa njëkohësisht edhe reduktimin e stresit.
Dielli ka efekt aq të madh dehës dhe relaksues sepse nxit lirimin e endorfinës, e cila rrit pragun e dhimbjes dhe ndikon pozitivisht në emocionet tuaja.
Dielli është burimi kryesor i vitaminës D, e cila luan rol të rëndësishëm në forcimin e eshtrave dhe imunitetit. Mungesa e vitaminës D është e lidhur me rrezikun e rritur nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme autoimune.
Uji i detit. – Uji i detit përmban rreth 3.5 për qind kripë dhe 83 elemente të sistemit periodik të elementeve. Madje 99 për qind e kripës minerale përbëhet nga 5 elemente bazike:
• Klori – 55 për qind
• Natriumi – 30.6 për qind
• Squfuri – 7.7 për qind
• Magnezi – 3.7 për qind
• Kalciumi – 1.1 për qind
• Kaliumi – 1.1 për qind
• Të tjerat – 0.8 për qind
Përparësitë e ujit të detit janë të njohura me shekuj për njeriun. Uji i detit përmban një numër të madh të mineraleve, të cilat i nevojitet trupit për detoksikim. Përshpejton shërimin e plagëve, lehtëson infeksionet dhe simptomat e artritit dhe psoriazës.
Rëra e detit. – Rëra është tërësisht si piling natyral për lëkurë, transmeton Koha.net. Rëra ndihmon në largimin e shpejtë të qelizave të vdekura të lëkurës dhe përshpejton regjenerimin natyral të lëkurës.
Është e shkëlqyeshme të ushtrohet në rërë sepse ngarkesa shtesë nënkupton ngarkesë shtesë në muskujt, për çka rezultatet do jenë edhe më të mira. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe