Flluskat formohen si rezultat i shëtitjeve të gjata dhe të mundimshme, veçanërisht nëse kemi veshur këpucë shumë të ngushta dhe pa çorape.
Kjo nuk është një sëmundje në vetvete, por thjesht një reagim që trupi ynë e bën për të mbrojtur veten nga fërkimi i lëkurës, duke formuar në sipërfaqe një bllok plot me lëng. Kjo shkakton dhimbje dhe parehati për shkak të fërkimit me këpucët duke dërguar sinjale alarmi. Le të shohim se si trajtohen flluskat e këmbëve me metoda natyrore, të shpejta dhe të lehta.
Aloe Vera Gel i pastër – është një anti-inflamator natyror, që do të thotë se ndihmon lehtësimin e skuqjes dhe enjtjen. Plus është shumë hidratues, dhe ndihmon që lëkura të shërohet më shpejt.
Uthulla e mollës së egër – ka veti antibakteriale, kështu që ndihmon në parandalimin e infeksionit në flluskë. Lageni një copë pambuku me uthull, dhe butësisht vendoseni rreth zonës së flluskës.
Pasta e dhëmbëve – reagon shpejt dhe nxjerr dhimbjen jashtë.
Vazelina – mund të ndihmojë gjithashtu flluskat në lëkurë. Aplikoni vazelinë mbi flluskë para se të shkoni në shtrat për të parë një përmirësim të dukshëm nga mëngjesi.
Uji i ngrohtë – Një nga metodat më të dobishme për të dezinfektuar flluskat është të futen këmbët në ujë të ngrohtë dhe sodë bikarbon çdo natë. Mund të përdoren dhe vajra esenciale si mente, tea tree ose eukalipt. Këto substanca janë 100% natyrale dhe, përveçse zbusin lëkurën, kanë efekte qetësuese, freskuese, antiseptike dhe antibakteriale. Kjo do të ndihmojë shtresën e sipërme të flluskës që të bëhet e butë, duke hequr lëngun brenda flluskës dhe duke e shëruar më shpejtë atë./Femina/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë