Fëmijët që kanë probleme në shkollë mund të përfitojnë nga ngrënia më e madhe e peshkut ose marrja e shtesave omega-3, sepse stimulojnë funksionin e trurit, kanë pohuar shkencëtarët.
Një studim i fëmijëve me aftësi të dobëta leximi ka zbuluar që shumë prej tyre kanë mungesë të omega-3 dhe ata me nivelet më të ulëta kanë pasur më së shumti vështirësi në koncentrim dhe mësim.
Acidet yndyrore, të cilat janë të pranishme në ushqimin e detit janë kyçe për strukturën dhe funksionin e trurit si dhe në ruajtjen e zemrës dhe sistemit të imunitetit në gjendje të mirë.
Konsumimi i sasive të shëndetshme të omega-3, qoftë përmes ushqimit apo shtesave mund të ndihmojë perfomancën e nxënësve në shkollë, thanë hulumtuesit nga Universiteti i Oxfordit.
Shkencëtarët kanë matur nivelet e omega-3 në mostrat e gjakut nga 493 fëmijë shkolle të moshës prej shtatë deri në nëntë vjeç, dhe kanë kërkuar nga prindërit e tyre të raportojnë për ushqimin e tyre të zakonshëm.
Gati nëntë nga dhjetë fëmijë kanë ngrënë më pak se dy porcione peshku në javë –sasia e rekomanduar nga zyrtarët e shëndetësisë dhe gati një në dhjetë kurrë nuk kanë ngrënë peshk.
Mesatarisht omega-3 përbënin vetëm 2.45 për qind të acideve të përgjithshme yndyrore të gjakut te fëmijët derisa sasia minimale e rekomanduar për të mbajtur zemrën e shëndetshme tek të rriturit është katër për qind dhe niveli i rekomanduar është 8 deri 12 për qind.
Studimi, i publikuar në revistën “PLOS One” ka zbuluar që nivelet e omega-3 DHA, forma dominuese e omega-3 në tru, ka përcaktuar edhe aftësinë e fëmijëve për të mësuar dhe kushtuar vëmendje.
Profesor Paul Montgomery, një nga hulumtuesit tha: “Kemi zbuluar që nivelet e acideve yndyrore Omega-3 në gjak në mënyrë të konsiderueshme kanë përcaktuar sjelljen e fëmijës dhe aftësinë për të mësuar”.
“Ky studim sugjeron që një numër i madh, nëse jo shumica e fëmijëve në Britani të Madhe me siguri nuk janë duke konsumuar mjaftueshëm Omega 3 për të cilën ka nevojë truri, zemra dhe sistemi i shëndetshëm i imunitetit, transmeton Koha.net. Kjo është arsye serioze për shqetësim – veçanërisht pasi që kemi zbuluar që DHA më e ulët e gjakut është e lidhur me sjelljen dhe mësimin më të dobët tek këta fëmijë”, shtoi bashkautori, dr. Alex Richardson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë