LAJMI I FUNDIT:

Që të ketë trup sa më të fryrë, rrezikon jetën duke injektuar vaj dhe alkool (Video)

Që të ketë trup sa më të fryrë, rrezikon jetën duke injektuar vaj dhe alkool (Video)

Në mënyrë që të bëhet si idhulli tij nga filmat “Incredible Hulk”, një djalosh 25-vjeçar ushtroi gjatë dhe injektoi vaj dhe alkool në duar.

Romario Dos Santos Alves ka përdorur koktejin vdekjeprurës, duke bërë që tani të përballet me një varg problemesh shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Ish-roja ka thënë se lëngu që e ka përdorur, ka bërë që ai mos të ketë mendje të kthjellët dhe të provoi vetëvrasjen, kur gruaja tij ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.

Djaloshi 25-vjeçar ka thënë se trupi tij tejet i zhvilluar, i frikëson fëmijët e qytetit Calvas Novas në Brazil, të cilët e quajnë “bishë” dhe “përbindësh”.


Me biceps që arrin deri në 63 centimetra, babai i një fëmije tani është shumë i penduar, megjithëse i ka shpëtuar nga amputimi i duarve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori