LAJMI I FUNDIT:

U infektua me Ebola, nga burri që ishte shëruar prej sëmundjes gjashtë muaj më parë

U infektua me Ebola, nga burri që ishte shëruar prej sëmundjes gjashtë muaj më parë

Një grua kishte kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur, me një burrë që ishte shëruar para gjashtë muajve nga Ebola.

Gruaja 44-vjeçare, është diagnostifikuar me sëmundjen, 14 ditë pasi që kishte kryer marrëdhënie me burrin, i cili kishte dalë negativ në analizat e fundit, transmeton Telegrafi.

Këtu del se virusi qëndroi në spermë për 199 ditë, gati dyfishi i kohës që mendohej se mbijeton.

Mjekët në Liberi, ku edhe ka ndodhur ngjarja, kanë konfirmuar se virusi qëndron më gjatë në spermë, e jo vetëm 82 ditë, sa ishte thënë më parë.


Me këtë rast, del se përhapja e sëmundjes, është shumë më e lehtë, në vendet ku mjetet për mbrojtje në seks, janë më pak të përhapura. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori