Ndonjëherë të duket sikur dhe pse përpiqesh të kesh kujdes me ushqimet, nuk humbet dot në peshë. Mund të kesh të drejtë. Njihu me pesë kundërshtarët e fshehtë që nuk të lënë të dobësohesh.
Mungesa e vitaminave
Gratë që e plotësojnë dietën me vitamina ekstra kanë më pak uri sesa ato që nuk e bëjnë këtë, sipas kërkimeve të Laval University në Kanada.
Zgjidhja: Bëj një test nëse të mungon ndonjë lloj vitamine dhe drejt e në farmaci, ose kërko ushqime të pasura me atë lloj vitamine. Ato mund të jenë vitaminat B që ndihmojnë në djegien e yndyrave dhe uljen e nivelit të stresit nëse ai ka fluturuar pa kontroll.
Uji i rubinetit
Uji i rubinetit është shumë i pasur me fluor që mund të jetë i mirë për dhëmbët, por jo për siluetën tuaj. Sipas Mary J Shomon, autorja e ‘The Thyroid Diet: Managing Your Metabolism For Lasting Weight Loss’, "Fluori pengon organizmin të thithë jodin i cili duhet për shëndetin e tiroides. Nëse tiroidja është e dobët, edhe metabolizmi do jetë dhe ti do shtosh peshë.”
Zgjidhja: Provo të përdorësh disa javë ujë të ambalazhuar mineral dhe shiko nëse do ndikojë në peshën tënde.
Masa e racioneve
Gjatë 30 viteve të kaluara, përmasat mesatare të një pjate janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet. “Shumë nga ne kanë harruar si janë racionet normale” thotë dietologia skoceze Fiona Kirk.
Zgjidhja: Fiona rekomandon të përdorim racione ushqimesh me karbohidrate apo proteina jo më të mëdha sesa grushti dhe ta mbushim pjesën tjetër të pjatës me fruta dhe perime. Sigurisht duhet të përdorni pjata më të vogla që mos të ngelet më vend.
Bakteret e zorrëve
Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Washington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.
Zgjidhja: Ndërkohë që nuk është gjetur deri tani asgjë që mund të rrisë nivelet e bakteroideteve, duke rritur nivelet e baktereve në përgjithësi do rritej dhe numri i atyre që shpërbën karbohidratet. Mënyra më e mirë është të marrësh më shumë ushqime probiotike që furnizojnë nivelet e baktereve të shëndetshme që përfshijnë preshin, hudhrën dhe bananet dhe të shmangësh antibiotikët që mund t’i vrasin ato. Gjithashtu mund të marrësh një pije të përditshme probiotike si kosët e lëngshëm Danone Actimel Original, që përmbajnë përbërës që rrisin imunitetin.
Truri yt
Studiues në Universitetin e Utrecht në Hollandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit, shkruan revista class. Trajnerja Alyssa Abey thotë që nëse truri yt e di që po bën diçka që do të bëjë të ndihesh keq, e ndalon atë. Kështu ti do e ndjesh çdo copë torte që lë pas në raftin e ëmbëltores.
Zgjidhja: Fokusohu te arsyet pse do të humbasësh peshë dhe thuaji vetes që do e bësh. Duhet të ndalosh të shohësh njëkohësisht ëmbëltoren dhe palestrën ngjitur me të. Gjithashtu bën mirë t’i shënosh objektivat për peshën në një letër. “Unë këshilloj që të gjithë të mbajnë një letër dhe ta kontrollojnë para se të bëjnë diçka që vë në provë premtimin” , thotë trajnerja personale personale e Jennifer Garner, Valerie Waters. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe