LAJMI I FUNDIT:

Kujdes çrregullimet menstruale!

Kujdes çrregullimet menstruale!

Çrregullimet menstruale zakonisht shoqërohen me shenja si dalje e puçrrave, shtim i qimeve, sterilitet dhe shëndoshje.

Cikli menstrual fillon në moshën e adoleshencës së femrës. Çrregullimet menstruale janë më të shpeshta gjatë viteve të para dhe shfaqen te 75% e femrave. Çrregullimi më i përhapur është vonesa e menstruacioneve; ka raste kur ato nuk shfaqen fare.

Një menstruacion i vonuar shoqërohet më pas me shumë hemorragji dhe një kohëzgjatje më të madhe.

Steriliteti është një nga pasojat negative të çrregullimeve menstruale dhe shfaqet te 40% prej të sëmurave. Shëndoshja prek, poashtu rreth 40% të vajzave dhe ndonjëherë ulja peshë është zgjidhja e duhur.


Për të mësuar arsyen e këtyre çrregullimeve menstruale duhen bërë disa analiza dhe kontrolle ekografike për të parë hormonal dhe atë të vezoreve.

Problemi i peshës së tepërt është problemi më i shpeshtë që ndikon në çrregullimin e ciklit. Pesha e tepërt mund të shkaktojë dhe diabetin e tipit 2, kolesterol dhe probleme me zemrën. Qëllimi kryesor këtu është normalizimi i ciklit menstrual.

Te të sëmurat nën moshën 35 vjeçe, të cilat nuk kërkojnë fëmijë, preferenca e parë janë kontraceptivët oralë, shkruan gazeta Start. Për ato të cilat nuk dëshirojnë të marrin kontraceptivë, mjekët sugjerojnë ilaçe ekuilibruese të ciklit në periudha të caktuara.

Duhet ruajtur pesha ideale. I rëndësishëm është kontrollimi i vazhdueshëm te mjeku specialist. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori