LAJMI I FUNDIT:

Meshkuj, kujdes me omega-3

Meshkuj, kujdes me omega-3

Megjithëse acidet yndyrore omega-3 janë shumë të shëndetshme për zemrën, enët e gjakut, sytë, madje ndihmojnë edhe që beli të mbetet i hollë, ato mund t’i ekspozojnë meshkujt ndaj rrezikut të rritur nga kanceri i prostatës.

Acidet yndyrore omega-3 janë të njohura gjerësisht për vetitë e tyre antiinflamatore, duke na mbrojtur nga shumë sëmundje, por tani studiuesit amerikanë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta të omega-3 në gjak janë për 43 për qind më të ekspozuar ndaj kancerit të prostatës se meshkujt me nivel të ulët të acideve yndyrore omega-3. Gjithashtu, madje 71 për qind janë të ekspozuar ndaj një forme agresive të tumorit të prostatës!

Dallimi në përqendrimin e acideve yndyrore në mes të këtyre dy grupeve korrespondon me më shumë se dy racione të salmonit në javë, shpjeguan ekspertët e qendrës për hulumtime të kancerit Fred Hutchinson në Seattle. Ata arritën në këtë përfundim, pasi që i kishin krahasuar mostrat e gjakut të 840 pacientëve me kancer të prostatës dhe pothuajse 1.400 meshkujve të shëndoshë.

Edhe pse nuk e kishin krejtësisht të qartë se pse acidet yndyrore omega-3 rrisin rrezikun nga kanceri i prostatës, ata spekulojnë se bëhet fjalë për ndonjë mënyrë përmes së cilës trupi i ynë i proceson acidet yndyrore në përbërës që mund t’i dëmtojnë qelizat e ADN-së dhe ta dobësojnë sistemin imunitar, raportojnë mediet.


Acidet yndyrore omega-3 kanë qenë fokusi i shumë studimeve në vitet e kaluara, shumica e të cilave sugjeronin se ato kishin një rrjet të gjerë të përfitimeve shëndetësore, nëse konsumohen si pjesë e një diete të ekuilibruar, transmeton Koha.net. “Prandaj nuk do t’ia rekomandoja asnjë mashkulli që ta ndryshojë dietën e tij për shkak të përfundimit të këtij studimi, por ata mund të bisedojnë me mjekun e tyre nëse janë të shqetësuar në lidhje me kancerin e prostatës”, këshilloi Ian Frame, drejtor i hulumtimeve në Prostate Cancer UK.

Kanceri i prostatës është kanceri më i shpeshtë në Evropë, dhe gjatë jetës, nga kanceri i prostatës preket çdo i gjashti mashkull. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori