LAJMI I FUNDIT:

Hemoterapia që merrte pacientja, bëri që t’i fshihen shenjat e gishtave

Hemoterapia që merrte pacientja, bëri që t’i fshihen shenjat e gishtave

Pacientja zbuloi se i janë fshirë shenjat e gishtave, kur zyrtari i bankës nuk e la të kryente një transaksion, sepse shenjat e gishtave nuk i kishte si më parë.

Gruaja 65-vjeçare ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe po merrte terapi për tre muaj.

Mjekët që shqyrtuan gjendjen e saj, vërtetuan se “capeticabina” ishte shkaktari i shlyerjes së shenjave dalluese në gishta, transmeton Telegrafi.


Zbulimi i botuar në New England Journal of Medicine, tregon se ajo vuan nga “sindroma dorë-këmbë” si efekt anësor i hemoterapisë.

Kjo nënkupton se pacientja vuan nga skuqja, ënjtja dhe dhimbja e shuplakës së dorës dhe shputave të këmbëve.

Kjo e shkakton qërimin dhe çarjen e lëkurës, në këtë rast edhe fshirjen në tërësi të shenjave dalluese në gishta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori