Shtresat dhjamore në bark më së shumti frustrojnë dhe më së vështiri eliminohen, ndërkaq grumbullohen në çast. Mund t’i eliminoni ekskluzivisht me kombinimin e ushtrimeve trupore dhe ushqimit, madje me ushtrime për tërë trupin, e jo vetëm me ushtrime vetëm për barkun.
Eliminimi i dhjamit nga barku nuk është aspak i lehtë, posaçërisht për personat të cilët kanë trupin në formë molle.
Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike. Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet se a mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë.
Shembull i menysë së kësaj diete
Kafjalli: një filxhan "muesli" me qumësht.
Zamra: bademe të thara, arra, lajthi deri në 50 g.
Dreka: Për drekë mund të hani mish sa të doni edhe atë mish peshku, mish pule pa asht, mish viçi, qengji, kurse mishin e derrit është më mirë ta evitoni. Po ashtu, duhet të evitoni edhe produktet e mishit të përpunuar. Lejohet një copë buke integrale, apo të thekur. Mishin mund ta përgatisni si të doni, por evitoni fërgimin e përditshëm.
Zamra: një mollë, një dardhë, një pjeshkë, një grusht dredhëza, mjedra. Bananet evitojini.
Darka: supë e kthjellët me perime, pa brumë, sardele apo tun të cilëve ua kulloni vajin, një copë buke integrale. Mundet edhe supë perimesh, pa brumë, një gotë jogurt, një copë buke integrale.
Për shkak të ushtrimeve trupore dhe ushqimeve të njëllojshme, duhet të merrni edhe tableta të vitaminave dhe mineraleve.
Këshilla shtesë
– Kurrë mos darkoni të paktën tri orë para se të bini në gjumë.
– Mos hani ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese.
– Mos pini birra dhe pije të gazuara me sheqer.
– Mos hani bukë të bardhë.
Heqja e dhjamit nga barku mund të mos shkojë aq shpejt, sa do të donit ju, por nëse ushtroni me rregull dhe i përmbaheni kësaj diete, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe