LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi me gishta të ngjitur, është i vendosur të bëj jetë normale

Djaloshi me gishta të ngjitur, është i vendosur të bëj jetë normale

Megjithëse gishtat e tij janë të ngjitur, ai mundohet të arrijë që të gjitha punët t’i bëj vet.

Manu Kumar ka pësuar një deformitet dhe ka lindur me gishta të ngjitura të duarve dhe këmbëve, që e bën edhe më të vështirë ecjen e tij.

Mirëpo djaloshi që tash ka dhjetë vjet, gjithmonë është mësuar nga familja tij, që të gjitha obligimet t’i kryej pa ndihmën e të tjerëve, transmeton Telegrafi.

Përpos deformitetit që ka, djaloshi nga Jharkand i Indisë, është ngacmuar shumë nga bashkëmoshatarët, duk bërë që ai të ndërron disa herë shkollën.


Për deformitetin e tij të njohur si Syndactyly, nëna djaloshit, thotë se është “ndëshkim nga perënditë”.

“Është ndëshkim nga Zoti, që djali na ka lindur në këtë mënyrë” ka thënë nëna tij Rani.

“Ne do të kujdesemi për të sa të jemi gjallë, por jam e frikësuar për fatin e tij” ka thënë po ashtu 30 vjeçarja.

Autoritetet në vend, nuk i kanë ndarë asnjë ndihmë djaloshit me nevoja të veçanta, që jeton në një familje shumë të varfër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori