Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz. Por, çuditërisht shkencëtarët thonë se të tillët, janë shumë kreativë dhe profesionistë, nuk mund të rrinë dot në një vend pa kryer diçka.
Sipas studimeve të botuara në revistën “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry Attention”, të gjithë ata që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen.
Sjelljet e tilla të përsëritura që bëjmë shpesh, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin.
Prandaj, koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është thjesht çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar ata mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve për shembull.
“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit.
Prandaj ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, gjithashtu e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai.
Përse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve?!
Arsyet për të gjetur një zgjidhje, për të mos ngrënë më thonjtë, janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Para së gjithash, duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike; së dyti, vazhdimësia e këtij problemi mund të shkaktojë shumë dëme shëndetësore. Rreziku i parë është ai i shfaqjes së infeksioneve, sepse nëpërmjet duarve, në gojë çojmë mijëra mikrobe. Rreziku i dytë është ai i problemit me dhëmbët dhe në fund deformimi i vetë thonjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse forcohen gishtat gjatë të ftohtit?
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri