LAJMI I FUNDIT:

Kakao mund të ndihmojë mbrojtjen kundër inflamacioneve dhe diabetit

Kakao mund të ndihmojë mbrojtjen kundër inflamacioneve dhe diabetit

Disa filxhanë kakao të nxehtë mund të ndihmojnë kundër inflamacionit, i cili është i lidhur me obesitetin dhe diabetin, thonë hulumtuesit amerikanë.

Joshuar Lambert, profesor i asociuar i shkencës së ushqimit në Pennsylvania State University në State College, tha që minjtë e ushqyer me kakao me një dietë të lartë në yndyra kanë pasur më pak inflamacione të lidhura me obesitetin sesa minjtë që janë ushqyer me dietën e njëjtë me nivel të ngritur të yndyrave pa kakao.

Lambert tha që minjtë kanë konsumuar ekuivalentin prej 10 lugësh kakao pluhur – rreth katër ose pese gota kakao të nxehtë – gjatë periudhës 10 javore.

“Ajo çka më ka befasuar ka qenë magnituda e efektit,” tha Lambert në një deklaratë, transmeton Koha.net. “Nuk ka pasur efekt aq të madh në peshën e trupit siç kemi pritur, por jam befasuar me reduktimin dramatik të inflamacionit dhe sëmundjes së mëlçisë së yndyrshme.”


Lambert dhe kolegët thanë që disa indikatorë të inflamacionit dhe diabetit në minjtë që janë ushqyer me shtesat e kakaos kanë qenë shumë më të ulët sesa tek minjtë që janë ushqyer me dietën të lartë në yndyra pa pluhurin e kakaos dhe gati identike tek ata që janë ushqyer me dietën e ulët në yndyra në grupin e kontrollit.

Shtesa e pluhurit të kakaos po ashtu ka reduktuar nivelit e triglicerideve të mëlçisë në minj pak më shumë se 32 për qind. Nivelet e ngritura të triglicerideve janë shenjë e sëmundjes së mëlçisë së yndyrshme dhe kanë lidhje me inflamacionit dhe diabetin, thuhet në studim. Zbulimet janë publikuar online në “European Journal of Nutrition”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori