“Njerëzve u është futur në kokë ideja që njerëzit janë të dobët në detektimin e aromave”, thotë studiuesi Leslie Vosshall. “Pra, këto rezultate do të duhej t’i japin të gjithë racës njerëzore një rritje të vetëbesimit”.
Çfarë është ajo aromë? Mund të jetë një nga një trilion – kaq shumë aroma të ndryshme mund të dallohen nga hunda dhe truri i njeriut.
Shkencëtarët kanë vlerësuar më parë se njerëzit mund t’i detektojnë afërsisht 10,000 aroma të ndryshme. Por kur më në fund e testuan atë supozim, shkencëtarët zbuluan se kishin nënvlerësuar shumë.
“Njerëzve u është futur në kokë ideja që njerëzit janë të dobët në detektimin e aromave”, tha Leslie Vosshall për Science Magazine. Vosshall është neurobiologe nga Universiteti Rockefeller e cila e drejton laboratorin në New York City në të cilin u krye studimi i nuhatjes. "Pra, këto rezultate do të duhej t’i japin racës njerëzore një rritje të vetëbesimit."
Studiuesi kryesor, Andreas Keller, u tha vullnetarëve të përpiqen të bëjnë dallimin midis shisheve me aroma të ndryshme. Keller dhe hulumtuesit e tjerë, përzien dhe bashkuan mbi 128 molekula të ndryshme të aromave për të arritur në një shumëllojshmëri të aromave të reja – përzierje që përmbanin deri në 10, 20, ose 30 komponentë të ndryshëm. Kur u lejuan t’i nuhasin tri shishe, dy me të njëjtën aromë dhe një me një përzierje të pacaktuar të aromave, nuhatësit vazhdimisht mund ta nuhasnin aromën e çuditshme.
Bazuar në performancat e vullnetarëve në laborator – plus kombinimin pothuajse të pafund të aromave të cilat hulumtuesit mundën t’i krijojnë duke i përzier 128 molekulat – shkencëtarët mblodhën numrat dhe konstatuan se hunda e njeriut është e aftë t’i detektojë një trilion aroma të ndryshme.
"Mesazhi këtu është se ne kemi më shumë ndjeshmëri në shqisën tonë të të nuhaturit se sa që në fakt dimë. Është vetëm se nuk i kushtojmë vëmendje kësaj dhe nuk e përdorim atë në jetën e përditshme", ka thënë Keller.
Dhe derisa mund të mos ekzistojnë një trilion aroma të ndryshme në botë, studimi ofron një pasqyrë interesante se si nuhasin hunda dhe truri– duke e detektuar jo vetëm një molekulë njëkohësisht, por duke i njohur kombinimet e ndryshme.
Vosshall thotë se studimi ka implikime të tjera, gjithashtu.
Ndoshta kompanitë që bëjnë produktet aromatike do të fillojnë t’i shfrytëzojnë më shumë kapacitetet njerëzore dhe të zhvillojnë pastrues dhe parfume me aroma të reja dhe më interesante," tha ajo për Science, transmeton Koha.net. "Ndoshta do të fillojmë t’i përdorim ato kënde të kapacitetit tonë të nuhatjes të cilat thjesht nuk janë ushtruar kohët e fundit." /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand