Një gjumë i mirë ndihmon për një jetë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet.
Në edicionin e tij të tetë, eventi, i organizuar nga World Association of Sleep Medicine (WASM) në 15 Mars, këtë herë ka tematikën “Kur gjumi është i mirë, shëndeti dhe lumturia janë me bollëk”.
Aty thuhet se çdo individ shpenzon deri në një të tretën e jetës së tij duke fjetur.
Për këtë arsye pasojat e gjumit mbi shëndetin nuk duhen nënvlerësuar: mungesa e një gjumi të rregullt, ka pasoja negative mbi shëndetin në afat të shkurtër dhe të gjatë dhe lidhet me obezitetin, diabetin, dobësimin e sistemit imunitar dhe deri tek disa forma të kancerit.
Peshën e tij nuk e mban vetëm trupi. Problemet me gjumin, në fakt, mund te çojnë në çrregullime të sferës psikologjike, si në ankth dhe depresion.
Duke nisur nga këto baza Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe te shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”.
Një gjumë i mirë ndihmon për një jetë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet. Është ky konkluzioni i dhënë nga ekspertët në kuadër të ditës botërore të gjumit, 16 marsi, nga World association of sleep medicine.
World association of sleep medicine jep disa këshilla për një gjumë sa më të mirë:
▪ Përcaktoni një orar fiks për gjumin dhe zgjimin
▪ Mos e teproni me pushimet gjatë ditës
▪ Mos konsumoni alkool apo duhan katër orë para se të flini
▪ Evitoni ngrënien e ushqimeve të rënda në darkë, shumë të kripura apo sheqerosura
▪ Mos pini kafe, 6 orë para se të flini
▪ Mos bëni ushtrime fizike menjëherë para se të shtriheni për të fjetur
▪ Mbani veshur pizhamet e përshtatshme
▪ Ajrosni mirë dhomën
▪ Shmangni zhurmat dhe kujdes dritën
▪ Mos punoni në krevat
▪ Një aleat shumë i mirë për gjumin është edhe jastëku i cili nuk duhet të jetë as shumë i shtyllën kurrizore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania