Qysh si fëmijë ne mësojmë që disa shprehi duhet të frenohen. Por kafshimi i thonjve, kërcitja e gishtave ose gromësima kanë edhe anët e mira.
Kafshimi i thonjve – Edhe pse kjo shprehi e keqe tmerron shumë njerëz, dhe ekspertët mund të lexojnë shumëçka për karakteristikat e atyre që kafshojnë thonjtë, duket që nuk është edhe shprehi aq e keqe. Kështu, derisa i kafshoni thonjtë, në organizëm futni disa baktere dhe kështu e forconi imunitetin.
“Sistemi ynë i imunitetit ka memorie dhe mban mend se si dhe me cilin bakter që ka hyrë në organizëm duhet të luftohet”, thotë mjekja Hillary Longhurst, imunologe, transmeton Koha.net. Kështu kur t’i kafshoni thonjtë, në organizëm konsumoni një sasi të vogël të baktereve që forcojnë imunitetin dhe e mësojnë se si të sillet me bakteret me të cilat jemi të rrethuar çdo ditë.
Gromësima – Gromësima e zëshme ndoshta nuk është e hijshme por mund të parandalojë dhimbjet në stomak. Gromësima është pjesë normale e tretjes dhe nëse përmbaheni, mund të shkaktoni probleme. Ajrin që e gromësijmë përmban shumë substanca në mes cilave edhe dyoksid karboni. Nëse përmbaheni dhe nuk gromësini, ajri mbetet më stomak dhe fyt dhe nuk mund të relaksohet dhe kështu vjen deri te aciditeti i stomakut”, thotë mjeku gastroenterolog Nick Read. Përveç kësaj, për shkak të frenimit pjesët e poshtme të fytit do të mund të kenë konvulsion, dhe kjo mund të jetë shkak për dhimbje në mes të gjoksit.
Lëshimi i gazrave – Sikurse edhe gromësima, në shoqëri është e papranueshme edhe lëshimi i gazrave. “Por kjo ndodh me arsye”, thotë mjeku Read. Shumica e ajrit në zorrë krijohet me fermentimin e proteinave dhe karbohidrateve, të cilin e bëjnë bakteret e zorrëve. Nëse nuk largoni ajrin, do të ndieni dhimbje në zorrë por edhe në pjesën e abdomenit.
Lëshimi i gazrave do të lehtësojë dhimbjen, ndërsa frenimi shkakton dhimbje. Kolegët e mjekut Read këtë dhimbje madje e quajnë Metropolitan Railway Syndrome, pikërisht për shkak të asaj që njerëzit turpërohen të lëshojnë gazrat në publik, veçanërisht në transportin publik.
Kërcitja e nyjave të gishtave – Edhe pse tingulli i kërcitjes së gishtave është i pakëndshëm për shumë njerëz, nuk ka asnjë efekt negativ në shëndet. Kështu një studim i madh i cili ka përcjellë një grup të njerëzve pesë vjet ka krahasuar nyjat e atyre që kanë kërcitur gishtat dhe atyre që nuk i kanë kërcitur. Nyejt e të dy grupeve kanë qenë të shëndosha. Por mjeku Chris Edwards, reumatolog në Southampton General Hospital thotë se si kërcitja e gishtave ofron ndjenjën e fleksibitetit më të madh të nyjave. “Nyjat janë më të relaksuara dhe kanë nivel më të mirë të lëvizjes për shkak të zgjatjes”, thotë mjeku Edwards.
Ngrënia në shtrat – Edhe pse ka kohë që i kemi përvetësuar rregullat e sjelljes dhe shmangim ngrënien në krevat, duket që nuk është edhe aq shprehi e keqe. Kështu nëse hamë me stres dhe shpejt, fryhemi më lehtë, pengohet tretja, por nëse hamë në atmosferë të relaksuar dhe shijojmë ushqimin tretja punon më së miri, transmeton Koha.net. Nëse dëshironi të hani në krevat, kini kujdes qëndrimin, mbështetuni si duhet në jastëkë që të mos hani në pozitë të përkulur sepse kështu do t’i bëni presion stomakut dhe do ta ngadalësoni tretje.
Pështymja – Pështymja është në të vërtetë shprehi e keqe dhe nuk duket aspak bukur. Por nëse ushtroni, pështymja mund t’ju ndihmojë të merrni frymë më mirë. Kështu derisa ushtrojmë, në gojë dhe në fyt krijohet pështyma e tepërt, thotë mjeku John Dickinson, ligjërues në Universitetin e Kentit. “Në situatat normale marrim frymë me hundë, ajri nxehet dhe bëhet i lagësht dhe në këtë mënyrë i lejon trupit ta absorbojë më lehtë oksigjenin. Kur ushtrojmë, marrim frymë më thellë dhe me gojë që të thithim sa më shumë ajër. Por ai ajër nuk nxehet dhe lagështohet si ai që e marrim me hundë. Ajri i ftohët dhe i thatë prek fytin, i cili për t’u mbrojtur nga inflamacioni prodhon më shumë pështymë”, thotë Dickinson. Kjo pështymë do t’ju pengojë derisa vraponi ose merreni me ndonjë sport tjetër dhe kështu duke pështyrë do të merrni frymë më lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe