Rënia në peshë dhe ilaçet kundër kancerit, rrisin pjellorinë tek meshkujt
Dy studime mbi rritjen e pjellorisë tek meshkujt janë prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë Endokrine.
I pari ka sugjeruar se meshkujt obezë që humbin peshë, kanë më shumë mundësi për t’i lënë shtatzëna partneret e tyre.
I dyti ka zbuluar se një ilaç kundër kancerit, ka ndihmuar disa meshkuj jopjellorë të kenë fëmijë.
Ekspertët kanë thënë se këto studime japin disa alternativa të mira ndaj fertilizimit In Vitro dhe krijojnë mundësi të reja reale për meshkujt.
Humbja në peshë prej kohësh u është sugjeruar femrave që kanë probleme me pjellorinë dhe obeziteti edhe nga studime të mëparshme është dyshuar si shkaktar i këtij problemi tek meshkujt.
Një grup në Universitetin e Sherbrook në Kanada, kanë nisur tashmë një studim të ri ku të ndihmojnë meshkujt të bien në peshë, për të parë nëse do të rritet pjelloria e spermës së tyre.
Nga 65 çiftet që i ishin drejtuar klinikës së fertilitetit, meshkujt mbipeshë iu nënshtruan trajtimeve nga dietologët dhe aktivitetit fizik për një vit, shkruan Anabel. Në fund, rezultoi se mbetën shtatzënë partneret e meshkujve që kishin humbur më shumë peshë.
Ndërsa studimi i dytë, u fokusua në përbërësin letrozol që është përdorur në trajtimin e kancerit të gjirit dhe në problemet e pjellorisë tek femrat. Dhjami i tepërt tek meshkujt, ndikon në balancat e hormoneve të seksit, të cilat më pas ndikojnë në pjellorinë e spermës dhe letrozoli, promovon testosteronin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë