Sukses marramendës u arrit me ofertën falas për kontroll të zemrës në Spitalin Medicine. Spitali arriti që brenda javës të trajtojë mbi 800 pacientë në nevojë. Kjo nuk ishte oferta e fundit, Spitali vazhdoi edhe me oferta tjera të ngjashme.
Duke parë interesimin në rritje të vizitorëve për kontrolle, intervenime dhe operime në zemër, Spitali Medicine, i pari dhe i vetmi në Kosovë me shërbime kirurgjike të zemrës 24 orë në ditë, në fund të muajit dhjetor lansoi ofertën e radhës për bypass koronar me çmim promocional për më shumë se dy muaj me radhë.
Duke parë kushtet jo të volitshme financiare të një grupi të pacientëve, me qëllim të qenit sa më gjithëpërfshirës, falë vullnetit të të gjithë të punësuarve në Spitalin Medicine për të kontribuar në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, Spitali bëri oferta më lehtë të përballueshme për të gjithë.
“Jemi të vetëdijshëm për kushtet financiare të vizitorëve në Spitalin Medicine dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kontrolleve të rregullta të pacientëve. Kontrollet e rregullta ndikojnë në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve si dhe ndikojnë që operimet të jenë më të suksesshme”, ka deklaruar Op. Dr. Mehmet Nuri Karabulut nga Spitali Medicine.
Brenda ofertës shumë pacientë u kontrolluan deri sa 21 persona u operuan me shumë sukses në zemër të hapur.
"Jam shumë mirënjohës për lehtësimin që na e ofroi ky spital duke i marrë parasysh kushtet e vështira financiare. Operimi im pati sukses dhe sipas kontrolleve që kam bërë shërimi po vazhdon me hapa të rregullt. Ndihem i sigurt në përkrahjen e mjekut që më operoi", ka theksuar njëri prej pacientëve të operuar me këtë ofertë.
Spitali Medicine do të vazhdoj edhe në të ardhmen të kujdeset për ofrimin e mundësive të tilla solidarizuese me bashkë-qytetarët kosovarë.
"Jemi shumë të kënaqur që patëm mundësinë të bëjmë një përkrahje të tillë për njerëzit në nevojë dhe ndihemi të obliguar të përkrahim qytetarët sa herë që kjo të jetë e mundur", ka shtuar në fund drejtori i Spitalit Medicine.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë