Rozmarina është e njohur për shekuj me radhë si një erz dhe bimë me veti shëruese. Ajo është një nga bimët më të vjetra të njohura për njeriun. Ka shije dhe aromë të pazakontë, dhe është një shtesë e shkëlqyeshme për gjellë të ndryshme.
Çaji nga rozmarina mund të përdoret për të përmirësuar shëndetin e gjithë trupit, duke përfshirë edhe shëndetin e trurit, zemrës dhe mëlçisë.
Çajin nga rozmarina mund ta bëni nga rozmarina e tharë. Në rozmarinë të tharë derdhni ujë të nxehtë, lëreni të qëndrojë 3 deri në 5 minuta, dhe filloni ta shijoni atë me të gjitha të mirat e kësaj pije të shijshme dhe shëruese.
E pasur me substanca ushqyese. – Çaji nga rozmarina është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B, C, D, E dhe K. Kjo pije aromatike ka një efekt të fuqishëm antioksidues, antiinflamator, antibakterial dhe antiseptik, që e bën atë të shkëlqyeshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe ruajtjen e shëndetit të të gjithë trupit.
Ndihmon tretjen e ushqimit. – Konsumi i çajit të rozmarinës pas një vakti të rëndë do të ndihmojë në relaksimin e muskujve të sistemit të tretjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i rozmarinës është i shkëlqyer për reduktimin e fryrjes, lehtësimin e gazrave dhe dhimbjet e barkut.
Stimulon kujtesën. – Rozmarina stimulon funksionet e trurit. Ajo ka një efekt të shkëlqyeshëm në kujtesë dhe përqendrim. Studimet kanë treguar se përmes konsumimit të rregullt të çajit të rozmarinës, kujtesa dhe përqendrimi rriten për 30 për qind brenda një periudhe prej 3 muajsh.
Parandalon kancerin. – Çaji nga rozmarina ka një efekt anti-kancerogjen dhe antioksidant. Ul nivelin e radikaleve të lira në trup dhe me këtë e parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kanceroze. Gjithashtu mund ta ngadalësojë përhapjen e qelizave të kancerit.
Lehtëson simptomat e ftohjes dhe gripit. – Kjo pije mund t’i lehtësojë migrenat, kokëdhimbjet dhe kapsllëkun, të shkaktuara nga ftohjet dhe gripi, viton Koha.net. Filloni ditën me çaj të rozmarinës, i cili ka veti të shkëlqyera rimëkëmbjeje. Qetëson mendjen dhe trupin, dhe ju mban të pushueshëm.
Qetëson irritimet e lëkurës. – Çajin e rozmarinës mund ta shtoni në banjë. Ai është i shkëlqyeshëm për njerëzit që vuajnë nga qarkullimi i dobët dhe sëmundjet e lëkurës si psoriaza. Kompresat nga çaji i rozmarinës mund t’i vendosni në lëkurë të thatë dhe të dëmtuar, si dhe në lëkurë të prirur ndaj akneve dhe puçrrave.
Redukton nivelin e stresit. – Pothuajse të gjitha llojet e çajit kanë efekt qetësues në mendje. Përmes konsumimit të përditshëm të çajit të rozmarinës do ta reduktoni në periudha afatgjatë nivelin e hormoneve të stresit në trup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe