Një gotë lëng panxhari në ditë mund të ulë tensionin, thonë shkencëtarët britanik, të cilët kanë vërtetuar që një gotë e këtij lëngu redukton tensionin për 10 milimetra të treguesit të zhivës, dhe në rastet e disa të testuarve tensioni ulet në vlerat normale.
Sipas rezultateve të publikuara në revistën “Hypertension” nitratet nga panxhari zgjerojnë damarët e gjakut çka ndihmon qarkullimin e gjakut. Shumë persona me angina pectoris përdorin ilaçet në bazë të nitrateve për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së tyre, transmeton Koha.net.
Shkencëtarët nga Barts Health HNS Trust dhe Fakulteti londinez i mjekësisë të cilët me vite kanë hulumtuar ndikimin e panxharit në uljen e tensionit të gjakut paralajmërojnë në një efekt të mundshëm anësor të konsumimit të panxharit –urina merr ngjyrë rozë.
Në natyrë nitrate ka në tokë nga ku e marrin bimët të cilave u nevojitet për rritje.
Udhëheqësja e hulumtimit Amrita Ahluwalia thotë se si ekipi i saj ka qenë i befasuar se sa pak nitrate janë të nevojshme për efekt aq të fuqishëm në tension, përcjell BBC. Hulumtimi është kryer në 15 vullnetarë.
“Shpresojmë që rritja e konsumimit të perimeve me përqindje të lartë të nitrateve si perimet e gjelbra ose panxhari, që lehtë mund të aplikohet si ndryshim i stilit të jetesës, do të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular”, shton Ahluwalia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë