Dëshmia e re sugjeron se humbja e peshës është aq e thjeshtë sa ngrënia e më shumë fibrave - ashtu disi.
Një studim i ri zbuloi se ekziston një strategji e thjeshtë e cila funksionon: hani më shumë fibra. Shtimi i vetëm 30 gramëve të fibrave në dietën e pjesëmarrësve në studim, theksuan hulumtuesit në Shkollën
Mjekësore të Universitetit të Massachusetts, u përputh apo i tejkaloi efektet e dietës së këshilluar nga
American Heart Association (AHA).
Dieta e AHA-së përfshin 13 komponentë, dhe edhe pse pjesëmarrësit e studimit që e aplikuan atë humbën pak më shumë peshë se sa ata që ishin fokusuar në fibra, mospërputhja ishte e papërfillshme.
“Dieta me komplekse AHA rezultoi në humbje pak me të madhe (por jo statistikisht të rëndësishme) të
peshës, por një qasje e thjeshtuar që e thekson vetëm konsumin e rritur të fibrave mund të jetë një alternativë e arsyeshme për individët, të cilët e kanë të vështirë ta aplikojnë një dietë më të komplikuan” tha studiuesi kryesor, dr. Yunsheng Ma, profesor i mjekësisë, në një njoftim për shtyp.
Pjesëmarrësit të cilët e aplikuan dietën me fibra ishin në gjendje të humbin peshë, ta ulin shtypjen e gjakut, dhe ta përmirësojnë reagimin e tyre, ndaj të gjithë 240 vullnetarët që morën pjesë në studim, kishin simptoma të sindromës metabolike, duke përfshirë shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak, kolesterinën e lartë dhe ishin me mbipeshë.
Hulumtuesit theksuan se dieta është më efektive kur fibrat vijnë nga frutat, perimet dhe proteinat e papërpunuara – dhe jo nëpërmjet suplementeve. Disa prej artikujve më të shëndetshëm ushqimorë me shumë fibra janë: drithërat integrale si elbi dhe tërshëra; perimet si spinaqi dhe karotat; bishtajoret si leblebia dhe fasulet Lima; frutat si mollët dhe bananet; dhe proteinat si farat dhe arroret.
“Përveç kontrollit të peshës, dietat me fibra mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare”, tha për Blogun Shëndetësor të Harvardit, dr.Frank Hu, profesor i nutrologiisë dhe epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, i cili nuk ka marrë pjesë në studim.
Hulumtuesit vlerësojnë se dieta më e thjeshtë si qasja “me me shumë fibra” do të mund ta promovojë një aplikim me afatgjatë. Konsumimi i me shumë fibrave mund t’i ndihmojë gjithashtu ata që mbajnë dietë të ndihen ngopur pa ngrënë tepër.
Studimi i ri u botua këtë javë në ‘Annals of Internal Medicine”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe