Ndaloni pirjen e duhanit vetëm për 20 minuta dhe ju tashmë keni një efekt pozitiv në trupin, mushkëritë dhe trurin tuaj. Por, çfarë nëse ju vendosni që të hiqini dorë nga pirja e duhanit për një periudhë më të gjatë?
40 ditë dhe 40 net pa pirë duhan më të vërtetë janë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj, transmeton Koha.net.
20 minuta: Brenda 20 minutave të parë të mos pirjes së duhanit, tensioni juaj i gjakut dhe pulsi i rikthehen normalitetit.
24 orë: Në këtë pikë, gjërat fillojnë të vështirësohen pak: Shqetësimet tuaja dhe simptomat që të tërheqin për të pirë prapë arrijnë kulmin e tyre. Disa nga këto simptoma të tërheqjes përfshijnë dëshirat maksimale për të pirë cigare, zemërimin, zhgënjimin, ankthin, depresionin dhe nervozizmin. Niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj është reduktuar dhe fillon drejt normalitetit.
48 orë: Pas dy ditëve gjërat tani fillojnë të shkojnë më mirë. Aftësia juaj për të shijuar gjërat dhe për të dalluar erërat do të jenë përmirësuar në masë të madhe.
2 javë: Simptomat e tërheqjes dhe efektet anësore negative fillojnë të zhduken, qarkullimi i gjakut fillon të përmirësohet dukshëm dhe mushkëritë tuaja fillojnë t’i rikthehen normalitetit të vërtetë. Ju do të filloni të ndiheni më energjik, do keni më pak kollitje, më pak vështirësi në frymëmarrje dhe përmirësim të gjendjes së sinuseve.
30 ditë: Ditë për ditë, efektet e tua negative do të vazhdojnë të ulen derisa ato zhduken gati krejtësisht. Kondicioni juaj, energjia, shëndeti dhe mushkëritë fillojnë të punojnë normalisht dhe të përmirëson shumë. Funksioni i tyre është i pastër, mushkëritë tuaja nuk do të shmangin një numër të madh të infeksionesh. Tani ato do të bëjnë punën e tyre më mirë pasi ju nuk jeni duke i shkatërruar ato me katran të zi, transmeton Koha.net.
40 ditë: Ju e keni bërë ndryshimin pozitiv, bravo. Gjërat janë më të lehta tani, për dallim nga javët e para. Ju nuk duhet të harroni se mospirja e duhanit ndalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmin në zemër, goditjet në tru bien për 50%. Pesë vjet pasi të ndaloni pirjen e duhanit rrezikun për sëmundjen e diabet është në rënie. Njëzet vjet më vonë, në qoftë se ju nuk keni pirë cigare ende, rreziku për sëmundjeve kronike dhe vdekje është reduktuar maksimalisht.
Këtu keni një grafik e cili ju shpjegon më mirë se si të ndalohet pirja e duhanit dhe si do të ndryshohet trupi juaj për të mirë gjatë dy dekadave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë