Qarja është mënyra natyrore e mbrojtjes së trupit nga hormonet e stresit, prandaj mos u përmbani herën tjetër kur e ndieni nevojën për lot.
Lotët janë shumë të dobishëm, sepse lehtësojnë dhimbjen te artriti reumatoid, rregullojnë sistemin e imunitetit dhe reduktojnë alergjitë, ka treguar një hulumtim i bërë në Universitetin Indiana.
Rezultatet kanë treguar që meshkujt të cilët qajnë kanë vetëbesim më të madh se ata që si meshkuj “të vërtetë” i mbajnë lotët.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që njerëzit, të cilët vuajnë nga ekzema dhe alergjitë pas qarjes kanë nivel më të ulët të markerëve të inflamacionit imunoglobinë, derisa hulumtimi japonez ka treguar që njerëzit të cilët qajnë kanë dhimbje më të vogël dhe simptoma më të vogla të artritit reumatoid se ata që durojnë.
Kështu analizat e gjakut pas qarjes kanë treguar që niveli i kimikateve imunologike natyrale që përkeqësojnë artritin reumatoid është më i vogël se zakonisht, ndërsa pas një viti qarje, kanë mundur më mirë ta kontrollojnë sëmundjen e vet.
Përfundimi i përbashkët i shkencëtarëve është që qarja dhe lotët rrisin nivelin e oksitocinës, hormonit të lumturisë, që njëkohësisht bllokon lirimin e kortizolit, hormonit të stresit, transmeton Koha.net. Prandaj lotët në fakt janë mbrojtje natyrore e trupit kundër hormonit të stresit sepse qarjen e përcjell aktivitet i fortë në sistemin nervor parasimpatik, i cili qetëson trupin pas ngjarjeve stresuese – lëndimeve, për shembull – dhe ngadalëson punën e zemrës.
Prandaj gjyshet kanë pasur të drejtë kur na kanë thënë që është mirë të qajmë kur ndiejmë nevojën dhe që nuk duhet t’i përmbajnë lotët, sepse dobitë që i sjellin organizmit tonë janë me të vërtetë të mëdha.
Përndryshe, rezultatet e hulumtimit po ashtu kanë treguar që femrat qajnë më shpesh se meshkujt, por meshkujt më shpesh qajnë tek ngjarjet pozitive, ndërsa femrat tek ato negative. Kjo shpjegohet me faktin që testosteroni shtyp nevojën për qarje, derisa prolaktina e forcon. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë