Gjoksi i varur nuk është aspak estetik, sigurisht asnjë femër nuk ka dëshirë të ketë një gjoks të tillë por ama shumica e tyre bëjnë disa gabime ‘të pafalshme’ të cilat reflektohen në mënyrë direkte tek pamja e siluetës.
Ja disa nga gabimet që bëni:
Vishni masën e gabuar të sytjenave ose thjesht fakti që vishni
Jeni konfuze? Disa studime thonë se sytjenat të cilat nuk sigurojnë shumë mbështetje, me kalimin e kohës shkaktojnë varjen e gjoksit. Sigurohuni që të merrni masën e duhur për trupin tuaj. Nga ana tjetër një studim 15 vjeçar, ka dalë në përfundimin se femrat që nuk përdorin aspak sytjenat kanë një gjoks më pak të varur se ato që i përdorin. Zgjedhja është e juaja.
Nuk pini ujë mjaftueshëm
Jo më kot ai është pija më magjike në botë. Mospirja mjaftueshëm e ujit mund të shkaktojë një lëkurë të dehidratuar e më vonë të rrudhur, e jo vetëm në fytyrë.
Nuk e mbroni gjoksin nga rrezet e diellit
Pëlqeni të vishni bluza pa mëngë në verë? Sigurohuni të vendosni krem kundër diellit në të gjithë lëkurën që do të ekspozohet. Dëmtimi nga dielli mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe varje të lëkurës.
Pini duhan
Një studim 8 vjeçar ka zbuluar se pirja e duhanit mund të kontribuojë në varjen e lëkurës e të gjoksit, shkruan Anabel. Si? Ai dëmton elastinën, e cila është lënda që i jep lëkurës pamjen e shëndetshme e të re.
Ndryshimet drastike të peshës
Nëse ju jeni nga ata personat që mbajnë dietë për pak kohë e më vonë rifitojnë sërish aq peshë sa humbën (ose më tepër), pra nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor, atëherë gjoksi juaj do të vuajë shumë. Lëkura humbet elasticitetin kur tendoset, pra kur shtoni peshë menjëherë. Kur e humbni, vendi i parë që do të krijojë probleme është gjoksi, sepse pjesa më e madhe e tij përbëhet nga inde dhjamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania