Nëse jeni të brengosur rreth peshës trupore, duheni të dini që rezultatet e hulumtimit të fundit kanë treguar që 2 shujta më të mëdha në ditë mund të kenë më shumë dobi nëse hahen në pjesë më të vogla, edhe atëherë kur konsumoni sasi të njëjtë të kalorive.
Nëse jeni të brengosur rreth peshës trupore, duheni të dini që rezultatet e hulumtimit të fundit kanë treguar që 2 shujta më të mëdha në ditë mund të kenë më shumë dobi nëse hahen në pjesë më të vogla, edhe atëherë kur konsumoni sasi të njëjtë të kalorive.
Në hulumtim kanë marrë pjesë personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Ata në periudhën prej 12 javësh kanë përcjellë programin e caktuar të ushqimit. Grupi i parë çdo ditë ka ngrënë 3 shujta dhe 3 messhujta, ndërsa grupi i dytë dy shujta më të mëdha (mëngjes dhe drekë). Të dy grupet kanë konsumuar sasi të njëjtë të kalorive dhe materieve ushqyese.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që pjesëmarrësit nga grupi i dytë pas 12 javësh kanë reduktuar indeksin e masës trupore për madje 3 herë më shumë, në krahasim me pjesëmarrësit nga grupi i parë.
Kur reduktojmë konsumin e kalorive metabolizmi ngadalësohet. Në këtë rast personat që kanë ngrënë 2 shujta në ditë, e kanë mbajtur metabolizmin njëlloj të shpejtë, sikurse edhe personat që kanë ngrënë 6 herë në ditë. Shkencëtarët besojnë që arsyeja është që trupi duhet të shpenzojë më shumë energji për t’u shpërbërë shujta më e madhe.
Shkencëtarët theksojnë që hulumtimi i kryer në personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe që nuk do të thotë që regjimi i tillë i ushqimit do t’u përgjigjet të gjithëve, përcjell WomensHealthMag.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që më shumë shujta të vogla në ditë e mbajnë oreksin nën kontroll, ndërsa niveli i sheqerit mbetet stabil. Në këtë mënyrë reduktohet frekuenca e dëshirës për të ngrënë çka përshpejton dobësimin.
Madje edhe autorët e hulumtimit theksojnë që konsumimi i vetëm 2 shujtave në ditë nuk është strategji e mirë për dobësim, të paktën jo për të gjithë, transmeton koha.net. Më së miri do të ishte sikur të hani kafjall dhe drekë të bollshme, dhe darkë më të lehtë.
Nëse jeni të prirë për të grimcuar diçka gjatë ditës, dëgjojeni trupin. Ndonjëherë bëhet fjalë për etje, ndonjëherë uri, ndërsa ndonjëherë në pyetje është rënia e nivelit të sheqerit.
Delikatesat tuaja duhen të jenë të pasura me fibra, dhe të përmbajnë pak kalori. Në këtë mënyrë do të mbeteni më gjatë të ngopur dhe do të parandaloni grumbullimin e kilogramëve të tepërt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë