Ushqyese mjaft të mira të zemrës…. dhe të dashurisë.
Janë dy nga zgjedhjet që mund të kesh bërë për të kaluar një darkë romantike me të dashurin. Dhe është kombinimi perfekt. Çokollata e zezë dhe vera e kuqe janë dy komponentë kyç për të pasur një zemër të shëndetshme. Nëse do ta mbash zemrën me rrahjet e forta të dashurisë, një zgjedhje e mirë shëndetësore do të ishte një gotë verë e kuqe dhe disa copa çokollatë e zezë – nuk kanë zëvendësim me asgjë tjetër.
Dietologët e Universitetit të Shëndetësisë “Loyola” këshillojnë se ky kombinim perfekt mes çokollatës së zezë dhe verës së kuqe janë komponentë shumë të mirë për ta mbajtur të shëndoshë zemrën. Kjo, sepse vera e kuqe dhe çokollata e zezë me përmbajtje kakaoje 70 për qind ose edhe më shumë, mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Vera e kuqe, në të njëjtën kohë, ndihmon edhe në përmirësimin e nivelit të kolesterolit.
Dietologët sugjerojnë se konsumi në masë mesatare i verës se kuqe mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, shkruan revistaclass. Vera e kuqe mban në nivele të ekuilibruara kolesterolin, por në të njëjtën kohë, është e pasur me antioksidues (polifenolët, artrocianidinët dhe resveratrolë), të cilët gjenden në rrushin e kuq.
Një gotë me 150 ml në ditë për femrat dhe dy gota për meshkujt, kombinuar me çokollatë të zezë, është idealja për të mbajtur zemrën nën kontroll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë