Ky novacion në shërbim primar lehtëson punën e mjekut të familjes në praktikën e përditshme.
Libri ‘‘Receta Mjekësore, diagnoza dhe trajtimi modern i sëmundjeve në shërbimin primar nga mjeku i familjes’’, është fryt i një pune intensive 3 vjeçare e autorëve të palodhur, duke u referuar guidelineve më të fundit përsa i përket trajtimit si dhe konsultuar me specialistët e fushës për çdo kapitull.
Ky libër, me editor Dr. Ledian Fezollari dhe autorë Ledian Fezollari, Anri Troja, Diamant Lulaj, Dorian Habili, Ardit Çollaku dhe Ilir Hasmuca, ofron një ndihmë të jashtëzakonshme për shërbimin parësor shëndetësor në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni, Mali i zi – si teksti i parë gjithpërfshirës në fushën ë diagnozës dhe trajtimit të sëmundjeve të brendshme, duke ofruar terapinë edhe të sëmundjeve dentale dhe orale, të ortopedi – traumatologjisë, kirurgjisë së përgjithshme, urologjisë dhe intoksikimeve; pa harruar të dhëna me vlerë për dietën ushqimore. (Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Tiranë Prof. Dr. Xheladin Draçini)
E veçanta e librit qëndron në faktin se ai është i pari në llojin e tij që përshkruan trajtimin në formë recete si mënyra më e lehtë dhe më praktike për mjekun e familjes. Libri pasqyron konsensusin mbi mundësinë e trajtimit optimal të pacientit dhe synon të influencojë mbi dobishmërinë e shkruajtjes së recetave mjekësore, kryesisht të nivelit parësor shëndetësor. Ky libër ndihmon stafin mjekësor që të ofrojë ndihmën mjekësore cilësore, të standardizuar me një kosto të përballueshme. (Zëvendës Ministre e Shëndetësisë Milva Ekonomi)
Autorët e librit kanë ditur dhe kanë mundur te konsultojnë një bibliografi të gjerë dhe tu referohen autoriteteve të larta të shkencave mjekësore. Mjekësisë së familjes, por edhe studenteve të mjekësisë, pse jo edhe specialisteve të tjerë u vjen në dorë një libër me vlera të pazëvendësueshme për llojin e tij, i përdorshëm dhe i domosdoshëm në tavolinën e punës. (Presidentin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë Dr. Din Abazaj)
Autorët janë konsultuar me një literature të vlerësueshme të viteve të fundit. Ata kanë ditur të rendisin disa momente të rëndësishëm si psh rregullat e përshkrimit të recetës mjekësore duke filluar nga mënyra e shkrimit, përdorimi i emrave gjenerikë të medikamenteve duke evituar akronimet, emrat komercialë etj. (Rektoren e Universitetit të Mjeksisë Tiranë Prof. Dr. Jera Kruja)
Filozofia e të përshkruarit të një recete në parim duket e thjeshtë por sipas mjekësisë së bazuar në evidencë raportohet se regjimet e pasakta, jo adekuate ose jo të plota të trajtimit janë të shpeshta dhe shumë larg trajtimit ideal. Ndaj dhe protokolle të tilla trajtimi duhet të bëhen si udhëzues dhe një mjet thelbësor në punën ditore të profesionistëve të shëndetit në mënyrë që të jemi sa më afër trajtimit ideal.
Parimi ideal të jetë: përdorimi i duhur i medikamenteve që do të thotë që pacientët të marrin medikamentet të cilat i plotësojnë nevojat e tyre klinike, në doza të cilat plotësojnë kërkesate tyre individuale, për një periudhë të përshtatshme kohore, dhe me koston më të ulët të tyre dhe të komunitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?